Dita 5 Gatuani së bashku – Hani së bashku dhe une solla cous cous me perime e karkaleca për këtë ditë.
Dita e pestë e sfides #eatsmartchallenge ishte sfida e të gatuarit së bashku. Në kohen e Covid19 është pak e vështirë kjo ditë, ama ne vendosëm të gatuanim si familje. Im shoq u mor me copëtimin e perimeve, unë qërimin e gatimin e karkalecave dhe fëmijët shtruan tavolinën.
Cous cous me perime e karkaleca
Category
Peshk
Receta
Receta për drekën
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
20 minutes
Total Time
20 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 1 kungulleshkë
- 🔹️ 1 kastravec
- 🔹️ 2 domate
- 🔹️ 1/2 limon
- 🔹️ 1 tufë majdanoz
- 🔹️ 1 qepë e njomë
- 🔹️ 1 kupë cous-cous i gatuar
- 🔹️ 1 kupë karkaleca të zier
- 🔹️ vaj ulliri, kripë dhe uthull mangoje për marinim.
Instructions
- Gatuajmë cous-cous-in duke e hedhur ne një enë qelqi.
- Shtojmë ujin e nxehtë dhe pak vaj ulliri dhe e mbuojmë enën.
- E lëmë ashtu derisa cous cous ta ketë thithur gjithë ujin.
- Presim perimet në kubikë sa më të vogla.
- I bashkojmë me karkalecat dhe cous-cous-in dhe i marinojmë me kripë, uthull mangoje dhe vaj ulliri.
- E servirim sallatën të ftohtë
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply