Dita e e dytë e #eatsmartchallenge dhe gatimi im është panine me qumësht.
Për këtë ditë, sfida ishte të gatuajmë diçka nga e para, pra pa ushqime të proçesuara e pa blerë ushqime të gatshme. Unë zgjodha të sjell atë që ne Shqiptarët e duam kaq fort, Bukën!
Këto panine me qumësht janë të përkryera për t’u shoqëruar me të ëmbla apo edhe me të kripura dhe janë ideale për fëmijët, sidomos tani që i kemi me turne të çuditshme dhe janë gjithmonë kaq të uritur.
Panine me qumësht
Persons
10
Serving Size
1 panine
Prep Time
30 minutes
Cook Time
50 minutes
Wait Time
1 hour
Total Time
1 hour, 20 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 500g miell manitoba
- 🔹️ 1 paketë maja birre
- 🔹️1 l çaji sheqer
- 🔹️ 250ml qumësht +50ml ujë
- 🔹️ 50g gjalpë
- 🔹️ 2 vezë +1 për lyerje
- 🔹️ 1 l çaji kripë
Instructions
- Ngrohni pak qumështin bashkë me gjalpin. Në të tresni sheqerin dhe majanë e birrës. Ndërkohë trazoni miellin dhe kripën. Kur majaja të ketë krijuar pak shkumë, kalojeni tek mielli dhe shtoni vezët e rrahura pak. Trazoni brumin me duar deri sa të bëhet elastik. Unë e rraha për 5 minuta me mikser. E lëmë brumin të vijë deri sa të dyfishohet duke e mbuluar me qese. Pastaj e ndajmë në 16 toptha. I japim formë rrumbullake dhe i lëmë 15 minuta të pushojmë. Ndërkohë ndezim furrën në 180°C. I lyejmë paninet me vezën e rrahur dhe i spërkasim me fara susami nëse doni. I pjekim për 20 minuta ose deri sa të marrin ngjyrë kafe të lehtë.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply