Sot vendosa të ndaj me ju recetën për këtë tartë me kumbulla & mjedra & nektarina.
Përveç Shqipërisë që sot feston ditën e verës, bota feston Pi day (pie day= dita e tartës). Po pse? Kjo vjen nga formati i datës sot, që në vendet anglo saksone është 3.14 (14 mars). Kush e mban mend, pi-në greke besoj e kupton. Pra data e sotme përkon me vlerën e (π)=3.14… dhe për gallatë, njerëzia sot feston ditën e tartës.
Kush më ka ndjekur rregullisht, ka parë dhe frutat që unë zgjodha të ngrij këtë verë. Kush e ka humbur e gjen në këtë postim, ose këtu, këtu dhe këtu në Instagram.
Kjo tartë është një mënyrë shumë e mirë për të përdorur frutat nga ngrirja. Duhet vetëm të shtoni pak sheqer për ti ëmbëlsuar dhe pak niseshte për të trashur lëngun e tyre. Për brumin unë shtova pak pluhur panxhari duke qënë se e kisha në shtëpi, por është tërësisht opsionale.
Sot në ditën ndërkombëtare të Pi day (π) unë ju këshilloj të gatuani tartë me kumbulla & mjedra & nektarina.
Tartë me kumbulla & mjedra & nektarina
Përbërësit
- Për frutat:
- 🔹️ 200g kumbulla
- 🔹️ 150g mjedra
- 🔹️ 50g aronia
- 🔹️ 150g nektarina në feta
- 🔹️ 50g sheqer
- 🔹️ 40g niseshte
- 🔹️ 1 cm xhinxher i grirë
- Për tartën:
- 🔹️ 60g gjalpë i ftohtë
- 🔹️ 100g sheqer
- 🔹️ 200g miell
- 🔹️ 1 vezë
- 🔹️ 1 lugë çaji pluhur panxhari* (opsionale)
- * pluhuri i panxharit që kam tharë në dehidratorin e @delimano.al para disa javësh
Instructions
- Ndezim furrën në 180°C.
- Përgatisim bazën e tartës duke trazuar me duar gjalpin, miellin dhe sheqerin. Pasi gjalpi është bërë kokrriza të vogla sa një bizele, shtojmë vezën dhe panxharin.
- I trazojmë mirë sa brumi lidhet dhe e hapim si petë me diametër 26cm.
- Hedhim frutat e ngrira në një tavë me diametër 26cm. Shtojmë xhinxherin, sheqerin dhe niseshten dhe i trazojmë që të vishen të gjitha. Niseshteja do lidhë lëngun e frutave të ngrira gjatë pjekjes.
- Vendosim petën sipër frutave dhe e pjekim në raftin më të poshtëm të furrës për 25 minuta ose deri sa peta të jetë thekur mirë. Pastaj kalojmë furrën vetëm në rezistencën e poshtme dhe rrisim temperaturën më 280°.
- E pjekim edhe për 15 minuta të tjera kjo për të lidhur lëngun e tepërt të frutave.
- E servirim të ngrohtë e me pak akullore sipër. Kjo tartë, e ka maksimumin e shijes të ngrohtë.
Leave a Reply