Dreka klasike e së dielës për mendimin tim duhet të jetë rosto viçi me patate furre.
Kjo recetë në fakt ka një të mirë, se nëse ju tepron ndonjë gjë, mund ta përdorni për antipasta apo sallata të ftohta për vakte të tjera.
Edhe pse përdora termometër, unë e tejkalova pak kohën e pjekjes. Rostoja nuk më doli aq rozë sa do doja të ishte, mgjt shija ishte super dhe mishi nuk u tha.
Sipas dëshirës, mund ta shoqëroni më çfarëdo lloj salcë që preferoni. Një kombinim I këndshëm është kërpudha me pak krem qumështi për shembull.
Rosto viçi me patate furre
Persons
4
Serving Size
1 racion
Prep Time
10 minutes
Cook Time
45 minutes
Wait Time
30 minutes
Total Time
55 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 1.5kg mish viçi (tul nga kofsha)
- 🔹️ 1 filxhan kafe vaj ulliri
- 🔹️ 2 degë rozmarinë
- 🔹️ 3 thelpinj hudhër
- 🔹️ kripë kokërr trashë.
- 🔹️ 5 patate mesatare të prera në copa të mëdha
Instructions
- Ndezim furrën në 220°C.
- Shtypim hudhrën në havanë dhe e bashkojmë me vajin dhe rozmarinën.
- Lyejmë mirë mishin dhe e sistemojmë mbi një zgarë mbi tavë.
- E spërkasim edhe me kripën e trashë. Poshtë sistemojmë patatet dhe i hedhim pak vaj dhe i trazojmë sa të lyhen të gjitha.
- Pjekim tavën për 10 min në 220°, pastaj ulim nxehtësinë në 180° C dhe vazhdojmë pjekjen edhe për gati 45 minuta ose deri sa temperatura e brendshme e mishit të shkojë 70°C.
- Paai mishi është pjekur, e heqim nga furra dhe e lëmë të pushojë patjetër 30 minuta, më pas e presim sipas dëshirës.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply