Këto bukë të mbushura me çokokrem i kish parë ime bijë në pinterest para rreth 7 muajsh. Mi kërkonte përditë, derisa vendosa më në fund t’ia bëj. Receta në internet ishte në portugalisht, dhe një sërë përbërësish nuk i tregonte kështu që improvizova dhe e bëra si mendova duhet të ishte.
Bëra shumë mirë që i gatova pasi ishin shumë të shijshme. I vetmi problem, nëse mund ta quaj kështu, është se duhen shijuar të ngrohta. Jo se të nesërmen nuk hahen, por maksimumin e shijes e kanë kur janë të ngrohta.
Bukë të mbushura me çokokrem
Persons
8
Serving Size
1 panine
Prep Time
10 minutes
Cook Time
15 minutes
Wait Time
1 hour, 20 minutes
Total Time
25 minutes
Përbërësit
- Për bukët
- 🔹️150ml qumësht i ngrohtë
- 🔹️ 50ml ujë i vakët
- 🔹️ 1 l çaji maja birre
- 🔹️ 1 l çaji sheqer
- 🔹️ 350g miell
- 🔹️ 50 g kakao
- 🔹️ 8 l çaji çokokrem (mbushja)
- Biskota lart:
- 🔹️ 70g gjalpë i butë
- 🔹️ 70g sheqer
- 🔹️ 100g miell
- 🔹️70g copëza çokollatë
Instructions
- Zëmë brumin duke përzier përbërësit përveç çokokremit që është për mbushje.
- E lëmë të fryhet në ambjent të ngrohtë për 1 orë.
- Ndërkohë, përziejmë me lugë gjithë përbërësit e biskotës, e ndajmë në 8 toptha, i shtypim si petë rrumbullake dhe i lëmë në ngrirje.
- Ndezim furrën në 180°C.
- Ndajmë brumin në 8 toptha, i hapim si disk dhe hedhim nga 1 lugë çaji çokokrem në secilën.
- I mbyllim mirë dhe i sistemojmë në tavë.
- I lëmë të pushojnë 10 min dhe sipër secilës sistemojmë nga një disk biskotë të ngrirë.
- I pjekim në furrë për 15 min.
- Shijojnë më tepër kur janë të ngrohta.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply