Për sot kemi Spageti pa gluten me ton dhe domate të verdha. Përse të mos kënaqen edhe personat që vuajnë nga Intoleranca e glutenit? Në fakt, sot në treg fatmirësisht gjenden disa lloj variete makaronash pa gluten.
Këto që unë kam përdorur sot janë me thjerrëza të kuqe të firmës De Cecco.
Këtu në blog, unë shpesh ndaj receta pa gluten. Biles, keni edhe një kategori fiks vetëm me receta të tilla.
Receta e sotme është shumë e shpejtë dhe e thjeshtë. Mjafton të keni pak përbërës në shtëpi dhe dreka bëhet gati për pak minuta.
Po të më keni ndjekur rregullisht, do e keni kuptuar që këtë verë kam punuar si milingona.
Konservova plot perime e ndër to domate të verdha, të cilat i
konservova njësoj si këto këtu.
Pikërisht me to sot u sajua dreka.
Spageti pa gluten me domate te verdha dhe ton
Përbërësit
- • 250g spaghetti pa gluten me thjerrëza të kuqe
- • 150g domate të verdha
- • 1 lugë gjelle vaj ulliri
- • 1 thelpi hudhër
- • 60g ton në konservë
- • 1 luge gjelle kaperi
Instructions
- Ziejmë spaghetti-t sipas kohës së shkruar në paketim.
- Ndërkohë, një një tigan skuqim hudhrën në vajin e ullirit dhe shtojmë domatet dhe kaperin. I trazojmë sa domatja të zbutet.
- Shtojmë tonin, dhe makaronat direkt nga zierja duke mos I kulluar fort. I tundim mirë në tigan që shijet të bashkohen dhe I kalojmë në pjatën e servirjes.
- Spërkasim me majdanoz sipas dëshirës.
Leave a Reply