Siç ju premtova, sot vijojmë me recetën për Kek me gjalpë dhe arra
Receta e sotme është bombë pasi për herë të parë në recetat e kekëve të mi nuk përdoret vaji, por gjalpi, ama shija ka dalë fantastike.
Këtu do përdor kupat matëse. Kush nuk i njeh, po jua ilustroj në foton e mëposhtme. Mund të lexoni edhe këtë blog post ku kam sqaruar cfarë mjetesh janë të nevojshme në kuzhinë.

Kek me gjalpë dhe arra
Persons
12
Serving Size
1 fete
Prep Time
15 minutes
Cook Time
1 hour
Total Time
1 hour, 15 minutes

Përbërësit
️220g gjalpë i butë
️1 kupë sheqer
️4 vezë
️ 2 kupa miell
️1 1/2 tsp (l çaji) pluhur pjekës
️ 1 kupë qumësht
️ 1/2 tsp (l çaji) kripë
️ 1 kupë arra
Instructions
- Ndezim furrën në 175°C.
- Bashkojmë në një tas të thatat dhe i trazojmë me pirun.
- Rrahim gjalpin e sheqerin me mikser deri sa të bëhen kremozë.
- Shtojmë vezët një e nga një duke rrahur kremin mirë pas çdo hedhje veze.
- Pastaj shtojmë miksin e të thatave duke i alternuar me qumështin, pra, disa lugë miell, pak qumësht, e kështu derisa të ti bashkojmë të gjitha.
- Lyejmë tavën e kekut me spray gatimi dhe hedhim masën e kekut.
- E pjekim në raftin më të poshtëm të furrës për rreth 1 orë e pak deri sa brenda të ketë kulluar mirë.
© 2025 Bake My Day Happy 2016-2025
Leave a Reply