Dëshironi të ndaj me ju këtë recetë për bukë briosh? Nëse keni mixer të madh ose nerva dhe fuqi ta punoni me duar për gati 15 minuta, atëhere vazhdoni ta lexoni, në të kundërt thjesht shihni fotot. Megjithatë, lejomëni t’ju them paraprakisht se sado e madhe të jetë lodhja, për këtë lloj buke ia vlen.
Është një bukë ideale për tu përdorur për mëngjes, apo si një fetë e ëmbël që të shoqëroni kafen e pasdites. Kërkon shumë pak përbërës, kështu që përveshni mëngët dhe provojeni, të paktën një herë të vetme. Shkon perfect me çfarëdolloj reçeli që të dëshironi, per mua ky i pjeshkës do ishte ideal.
Bukë briosh
Përbërësit
- 🔹️2kupa + 2 lugë gjelle miell
- 🔹️ 2 lugë çaji tsp maja birre
- 🔹️ 2 lugë gjelle tbsp sheqer
- 🔹️ 3 vezë +1 të verdhë
- 🔹️ 1/4 kupë qumësht të ngrohtë
- 🔹️1 lugë çaji kripë
- 🔹️ vanilje dhe lëkura e protokallit
- 🔹️113g gjalpë i butë
Instructions
- Në një tas hedhim majanë, sheqerin dhe qumështin dhe e lëmë që majaja të bëhet shkumë (5min).
- Në enën e mixerit bashkojmë miellin, vaniljen, kripën, vezët dhe shtojmë miksin e majasë. E trazojmë brumin sa të bashkohet.
- Me mikserin në shpejtësi mesatare, shtojmë gjalpin pak nga pak duke u siguruar që të bashkohet mirë. Brumi do bëhet shumë i qullët por pa merak se pasi të trazohet mirë për 10 minuta do lidhet.
- E lëmë brumin në 1 enë të mbuluar deri sa të fryhet sa dyfishi i masës, rreth 1 orë. Pastaj e hapim në 3 shirira, e bëjmë gërshet dhe e lëmë në 1 tavë buke sa të fryhet sërisht, rreth 30 minuta.
- E pjekim bukën briosh duke e lyer me të verdhë veze para pjekjes, për 20 minuta.
*Receta përshtatur nga Interneti.
Leave a Reply