Fakti unë jam nën rregjimin Pa gluten këto 3 javë, nuk do të thotë që edhe familja ime duhet ta ndjekë. Ditën kur unë gatova Makarona pa gluten, ata patën në menu Makarona vesh me shparguj e rikotë.
Edhe pse makaronat konsiderohen si pjatë e parë, tek ne, janë një vakt i plotë. Pra nuk gatuaj ushqim tjetër. Mjafton të shtojmë dozën e makaronave dhe kaq ☺.
Shpargujt i kisha në ngrirje, pasi i kisha blerë kur ishin në ofertë. Se si ti ngrini po jua vendos linkun këtu e ta lexoni vetë.
E kështu po ju lë ta lexoni vetë recetën.
Ju bëftë mirë.
Makarona vesh me shparguj e rikotë
Persons
3
Serving Size
1 racion
Prep Time
4 minutes
Cook Time
6 minutes
Total Time
10 minutes
Përbërësit
- 250g orecchiette
- 1 kupë copëza shparguj (nga ngrirja)
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 vasketë e vogël ricotta
- piper jeshil
- 2 thelpinj hudhër
- kripë
Instructions
- Ziejmë makaronat sipas kohës së shënuar në paketim.
- Në një tigan të madh skuqim në pak vaj hudhrën dhe shtojmë shpargujt plus pak ujë nga i makaronave.
- Sapo shpargujt të jenë zbutur, heqim disa nga kokat e shpargujve dhe hedhim rikotën, kripën e piperin.
- Bluajmë salcën në blender dhe hedhim makaronat.
- I trazojmë mirë. I ndajmë nëpër pjata dhe i dekorojmë me kokat e shpargujve.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply