Ditët e verës e sidomos të muajit gusht janë kaq të vaposura, sa një darkë e thjeshtë për 5 minuta do ishte idealja.
Këtu ju tregova për bukën pa gluten, ndërsa në videon më poshtë do ju tregoj si ta shoqëroni. Jo se nuk e dini ndërkohë ☺.
Në internet para disa kohësh, “makaronat” zoodles u bënë një hit. U quajtën zoodles pasi ishte një bashkim emrash nga anglishtja e zucchini + noodles. Në Instagram, unë hodha një anketë se si ti quanim në shqip, makalleshka apo kungurona? Shumica votoi për kungurona, ndaj që sot e tutje do i shihni vetëm me këtë emër.
Një darkë e thjeshtë për 5 minuta
Persons
1
Prep Time
4 minutes
Cook Time
3 minutes
Total Time
7 minutes
Përbërësit
- 1 vezë
- 1 kungulleshkë jeshile
- pak sallam pa gluten
- 1 fetë bukë pa gluten
- pak vaj ulliri
- kripë, piper
- 1 thelpi hudhër
Instructions
- Presim kungulleshkën në formë “kungurona” .
- Në një tigan skuqim pak hudhrën dhe shtojmë kungulleshkën.
- E kriposim dhe e kaurdisim pak sekonda.
- Anash shtojmë vezën dhe sallamin pa gluten dhe i gatuajmë deri sa veza piqet.
- E shoqërojmë me një fetë bukë pa gluten
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply