Pazare me Nevilën- Dita e tretë dhe e katërt shkoi si vijon. Totali i shpenzimit këtë ditë ka qënë më i larti i javës. Kjo për arsye se ditën e tretë unë bëra pazaret për dy ditë. Nuk besoj se e keni harruar kohën e karantinës kur marketet ditë të diele ishin mbyllur. Kështu që për dy ditët e fundjavës pazaret u bënë për dy.
Megjithatë, duke qënë se gatimet do bëheshin në dy ditë të ndryshme, shpenzimet respektive ishin si më poshtë:
Dita e tretë:
- Totali i shpenzimeve 1,755 lek (më i larti i javës)
- Mengjesi tost me reçel luleshtrydhe
- Dreka schnitzel pule me perime të ziera
- Darka sallatë patate me ton
- Ëmbëlsira galetë me mollë jeshile
Dita e katërt:
- Totali i shpenzimeve 1,400 lek
- Mengjesi petulla
- Dreka gjellë verore me pule
- Darka pretzel te buta
- Ëmbëlsira kupa me kos e fruta pylli
Unë vendosa që ti përmbledh të gjitha së bashku në një postim të vetëm, kështu që brenda këtij postimi do të gjeni më shumë se një recetë. Bukur apo jo?
Ja pra, ky ishte aktiviteti per Pazare me Nevilën- Dita e tretë dhe e katërt. Recetat jane të lidhura më link për secilën nga gatimet më lart. Mjafton të klikoni tek emri i recetës.
Leave a Reply