Versioni më i shpejtë i croissants që keni provuar ndonjëherë

Le të rikthehemi në blog me Versioni më i shpejtë i croissants që keni provuar ndonjëherë. Por, më lejoni ta nis me një hyrje ndryshe nga zakonisht. Deri para pak kohësh kisha vendosur të mos rinovoja blogun duke qënë se kisha vënë re nga statistikat se nuk lexohet shumë. Më pas kujtova arsyen pse e kisha hapur, si fillim, për kënaqësinë time personale, duke qënë se më pëlqen shumë të shkruaj. E dyta për të përmbledhur në një vend të gjithë recetat e gatuara nga unë. E treta për t’i ardhur në ndihmë shumë personave që me kalimin e kohës më kanë kërkuar recetat e mia. Pas postimit ku njoftoja largimin tim (tashmë I fshirë), pata shumë komente mbështëse që më inkurajonin të mos e mbyllja, ndaj ja ku jam. Vendosa TË MOS DORËZOHEM, por të vijoj të shkruaj mbi pasionin tim. Në fund të fundit, më jep kënaqësi e më heq stresin.

Kështu, rikthehem me recetën e croissants, një gatim që kisha kohë që I vihesha për ta bërë, por Esmeralda e blogut Si_Shijon, ishte ajo që më bëri mbarë.

[lt_recipe name=”Versioni më i shpejtë i croissants që keni provuar ndonjëherë” servings=”10 croissants” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”10H25M” difficulty=”Mesatare” summary=”Shenim: Kini parasysh kohen e pushimit te brumit ku kerkon 8 ore minimumi” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/06/IMG_20200607_153311_495-533×1024.jpg” ingredients=”• 290g miell (2 kupa);• 2 lugë gjelle sheqer kaf (nga ai I imëti ju lutem, ndryshe përdorni të bardhë);• 3g maja birre (1 tsp);• 5g kripë (1tsp);• 170 ml qumësht plus ujë (100ml qumesht + 70ml ujë);• 200g gjalpë I ftohtë;• 1 veze e rrahur per lyerje;” ]Fillojmë me përgatitjen e brumit duke bashkuar përbërësit (përveç gjalpit) deri sa brumi të bëhet elastic; E mbështjellim enën me qese transparente dhe e lëmë brumin të pushojë rreth 15 minuta; Më pas, spërkasim pak miell mbi banak dhe hapim brumin (spërkateni me miell sërisht) ne një formë thuajse drejtkëndore; Në mes të brumit vendosim gjalpin e ftohtë I cili duhet të jetë në përmasa drejtkëndore më të vogla se brumi; E palosim gjalpin brenda brumit si në video dhe e hapim petën drejtkëndore me gjatësi gati 2 pëllëmbë; E palosim në tresh si ne video, e mbështjellim me qese transparente dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta; Ripërsërisim hapjen e petës dhe palosjen në tresh edhe dy herë të tjera me nje distancë 30 min nga secila palosje; Pas palosjes së tretë do e lëmë brumin të pushojë për 8 orë ose gjatë gjithë natës në frigorifer; Të nesërmen, ndezim furrën ne 220◦C; Hapim petën me trashësi 0.5cm, e presim në trekëndësha dhe I japim formë croissants si në video; I lyejmë me vezën e rrahur dhe I lëmë të pambuluara të pushojnë për 30 minuta; I pjekim croissants për 20 min ose deri sa të marrin ngjyrë si në video[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading