A keni provuar deri më sot Gluten free cupcakes me çokollatë dhe krem avocado? Por përpara pak llafeologji
Para disa kohësh m’u ofrua mundësia të bëja një emision me disa receta të thjeshta për personat intolerantë ndaj glutenit. Që nga ai moment fillova të isha edhe më e vëmendshme ndaj produkteve që përdoreshin për gatim, kryesisht në ëmbëlsira. Ndaj dhe krijova kategorinë Pa Gluten këtu në blog. Pjesa më e madhe e miellrave që tregtohen dhe që mbajnë etiketën Pa gluten, kanë në përbërje miell orizi, niseshte tapioca apo niseshte misri apo niseshte patate etj…
Jo më larg se para dy muajsh, një mikesha ime amerikane (intolerante ndaj glutenit dhe laktozës) më kërkoi t’I gatuaja për ditëlindjen e saj disa cupcakes. Deri këtu, shumë në rregull, poooor, pasi ka gjithmonë një kleçkë, kësaj rradhe ishte edhe më sfiduese. Biles as që ishte e bindur që unë do pranoja ☺
Pasi kishte bërë testin e intolerancave ushqimore, kish mësuar se përveç glutenit dhe laktozës, duhet të eliminonte nga dieta e saj ushqimore një sërë produktesh. Do thoni ju, e ku qëndron vështirësia këtu?
Provoni të gatuani ëmbëlsira (sidomos cupcakes) pa gjalpë, qumësht, miell, niseshte patate ku gjith miellrat pa gluten në treg e përmbajnë. E thjeshtë apo jo? Megjithatë fati im ishte që ajo mund të konsumonte vezë. Yesss!!
Bëra një testim që fatmirësisht më doli me sukses. Këto cupcakes me çokollatë dhe krem avocado dolën një hit. Pak të kushtueshme por të paktën, një sukses për raste të veçanta
Sot vendosa ta ndaj edhe me ju.
[lt_recipe name=”Gluten free cupcakes me çokollatë dhe krem avocado” servings=”12 cupcakes” prep_time=”5M” cook_time=”25M” total_time=”30M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/10/gluten-free-cupcake-533×1024.jpg” ingredients=”Për cupcake-t;• 73g miell orizi;• 32g niseshte misri;• 45g kakao;• ¼ lugë çaji sodë;• ¾ lugë çaji pluhur pjekës;• 2 vezë;• 93g qumësht bajame;• 56g vaj luledielli;• 150g sheqer të bardhë;Kremi I avocados;• 1 avocado e butë;• 60g kakao;• 8 lugë gjelle shurup agave;• Pak qumësht bajame nëse nevojitet;” ]Ndezim furrën në 180◦C; Veshim një tavë për muffins me 12 letra pjekjeje; Në një tas qelqi bashkojmë të thatat, pra miellin, niseshten, kakaon, sodën, pluhurin pjekës dhe I trazojmë; Në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe qumështin e më pas I hedhim tek të thatat; I trazojmë aq sa të bashkohen e më pas I hedhim tek format e letrave duke I mbushur deri ne ¾ e lartësisë; I pjekim për 25 minuta ose deri sa maja e thikës e ngulur në mes të dalë e thatë; Përgatisim kremin e avocados duke hedhur në mixer avocado, kakaon dhe shurupin e agaves. I miksojmë shpejt deri sa masa të bëhet kremoze, por nëse del pak e trashë hidhni disa pika qumësht bajame; Dekoroni minikekët vetëm pasi të jenë ftohur mirë.[/lt_recipe]
Leave a Reply