Mini torta pa gluten

Nuk kisha gatuar asnjëherë ëmbëlsira pa gluten deri para pak kohësh kur fillova ta testoja.

Në fakt mendoja se do ishte shumë e vështirë por më doli e kundërta. E në fakt nëse mendon, në çdo recetë gatimi ëmbëlsirash thuhet që mos e punoni fort brumin, kjo për të vetmen arsye se formohet gluteni dhe ëmbëlsirat nuk fryhen por bëhen elastike.Këtë fundjavë bëra këto torta të vogla të mbushura me një krem super të shijshëm. Për miellin, përdora miell të blerë pa gluten të miksuar apostafat për ëmblësira të cilin e mora tek Conad.

[lt_recipe name=”Mini torta pa gluten” servings=”6-7 persona” prep_time=”10M” cook_time=”10M” total_time=”1H20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190317_145110_859-533×1024.jpg” ingredients=”Për kekun:;• 240g miell pa gluten;• 42g kakao;• 1 ¼ lugë çaji sodë;• ¼ lugë çaji pluhur pjekës;• Pak kripë;• 100ml vaj;• 200g sheqer;• 1 vezë;• 240ml qumësht;• Vanilje;Për kremin:;• 100g panna (qumështi dhe pa ëmbëlsues);• 70ml qumësht I kondensuar;• 100gr krem djathi;*Të gjithë përbërësit e kremit duhet të jenë të ftohta;;” ]Ndezim furrën në 180˚C; Në një tas të madh bashkojmë miellin, kakaon, sodën, pluhurin pjekës, dhe kripën; Në një tas tjetër rrahim vezën me sheqerin dhe më pas shtojmë qumështin,vajin dhe pak vanilje; Bashkojmë të thatat me të lëngëtat dhe I trazojmë sa të bashkohen mirë; Masën e hedhim në një tepsi drejtkëndore me përmasa 30cm * 20cm të veshur me letër pjekje; E pjekim tortën për 10 minuta fiks; E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet; Përgatisim kremin duke rrahur kremin e qumështit deri sa të mos lëvizë nga tasi. Shtojmë qumështin e kondensuar dhe kremin e djathit dhe vazhdojmë rrahjen me mikser; E hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe e lëmë mënjanë deri sa të nevojitet për dekorin; Pasi keku të jetë ftohur mirë, e presim në drejtkëndësha. Marrim gjysmat e drejtkëndëshave dhe sipër I dekorojmë me kremin, bëjmë mbylljen duke I vendosur sipër drejtkëndëshat e pa dekoruar; Këto ëmbëlsira mund të durojnë në temperaturë ambjenti deri ne tre-katër ditë (nëse nuk konsumohen më parë[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading