Dita e dytë Whole 30

Epo, pas përfundimit të ditës së parë dhe me motivim ende të lartë hidhem në ditën e dytë.

Dje në darkë hartova një plan javor në mënyrë që edhe të bëja pazaret për gatimet e mia. Kështu ditët në vijim janë edhe pak më shumë interesante nga ana kulinare. Meqë ishte ditë e shtunë dhe kisha më tepër kohë, mëngjesi sigurisht që do të ishte më I shijshëm.

Pra, lashë në ujë perlat e tapiokës që në darkën e të premtes dhe në mëngjes I gatova me qumësht kokosi të miksuar me hurma arabie për t’i dhënë ëmbëlsi. Për sot po ndaj këtë recetë me ju.

[lt_recipe name=”Puding me perla tapioka” servings=”3 kupa” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”8H10M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190302_145700_191-533×1024.jpg” ingredients=”Për qumështin e kokosit:;• 1 arrë kokosi e freskët (zgjidhni atë që ka më shumë lëng kur tundni);• 500ml ujë;Për pudingun:;• ¼ kupë me perla tapioka të lëna për 24 orë në ujë të ftohtë;• 150 ml qumësht kokosi të bërë vetë*;• 2 -3 hurma arabie;” ]Fillojmë me qumështin e kokosit. Hedhim në blender ujin e kokosit të cilin e nxjerrim duke shpuar një nga vrimat lart tek arra. E thyejmë arrën duke e goditur me pjesën e mbrapme të thikës dhe duke e rrotulluar arrën vazhdimisht. Marrim gjysmën e tulit të kokosit dhe e copëtojmë. E hedhim edhe atë në blender;Shtojmë 500ml ujë të nxehtë dhe e bluajmë për 5 minuta me shpejtësi maksimale;E kullojmë në napë dhe qumështin e kemi gati;Tulin e mbetur thajeni në furrë për 1 orë në 100°C;Tani i rikthehemi pudingut;Pasi i kemi lënë perlat e tapiokës në ujë të ftohtë për 24 orë, i kullojmë dhe i shpëlajmë mire;Hedhim në blender 3 hurma arabie dhe qumështin e kokosit që e përgatitëm vetë; E hedhim më pas në një tenxhere të vogël dhe ngrohim qumështin e kokosit;Shtojmë perlat e tapiokës në qumështin e ngrohtë dhe duke trazuar vazhdimisht e gatuajmë në zjarr të ulët deri sa të trashet;E hedhim në tas ose gotë dhe e shijojmë[/lt_recipe]

 

Dreka ishte salmon me patate furre e me lejoni ta them me gërma të mëdha FANTASTIKE ☺

E shoqërova edhe me një sallatë fshati të thjeshtë (pa djathë sigurisht).

Darka e të shtunës ishte diçka më e bollshme në fakt. Bëra një tas Buddha me patate të ëmbël të pjekur, pak avocado, sallatë spinaqi dhe salçiçe të fërguar në tigan.

Të dashur ndjekës, edhe sot I vura vulën e sukseshme ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading