Keni provuar të bëni ndonjëherë Sallam coppa i bërë vetë në shtëpi? Ne Shqiptarët kemi traditë me tharjen e mishit në kushte shtëpie, mjafton të kujtojmë këtu pastërmanë që bëhet kryesisht me mish qingji.
Edhe në përgatitjen e sallameve nuk jemi keq. Unë nuk e kisha provuar kurrë të bëja vetë sallam në kushte shtëpie. Një postim I një “kolegut” tim foodblogger, i cili fatkeqëshisht e ka mbyllur Instagramin. më bëri të ndërroja mendim.
Pasi ndoqa udhëzimet e tij dhe prita katër muaj ja ku vij sot me këtë version ala shqiptarçe të sallamit coppa.
Quhet coppa nga italishtja dhe unë nuk di si ta përkthej në shqip. Kjo lloj pjese nxirret nga qafa e gicit. Do thoni ju, po pse nuk the qafë gici? Epo kudo e gjeni me emrin proshutë coppa ndaj dhe unë e lashë ashtu.
Sallam coppa i bërë vetë në shtëpi

Notes
Si çdo mish i tharë, edhe për proshutën coppa do ju duhet të prisni disa muaj deri sa të jetë gati. Mua mu deshën 4 muaj stazhonim gjatë muajve të dimrit.
Përbërësit
- • 1 kg mish gici nga pjesa e qafës
- • 2-3 lugë gjelle kripë
- • 2-3 lugë gjelle piper mix (piper I zi,I kuq, jeshil, I bardhë)
Instructions
- Merrni mishin e gicit nga pjesa e qafës. Hiqini kockën (mua ma hoqi kasapi ku e bleva); Merrni piperin mix dhe shtypeni në havanë sa më imët të mundeni.
- Pasi të keni shtypur piperin, merrni një qese celofani nga ato që përdorim në kuzhinë dhe në të vendosni mishin. Lyejeni mirë më kripë nga të gjitha anët e më pas me gjithë sasinë e piperit.
- Lidheni mirë me qese transparente; Lidheni me spango si në figurë dhe më pas shponi sa më shumë vrima me ndihmën e një kunje dhëmbësh. Sa më shumë aq më mirë. Kjo do bëjë të mundur që uji I mishit të dalë e të kullojë
- Vareni mishin në një vend të thatë, të errët dhe të ftohtë, por kujdesuni që javën e parë të vendosni një enë poshtë mishit pasi do kullojë uji.
- Pas 4-5 muajsh, sallami coppa do jetë gati.
- Mund ti hiqni erëzat e tepërta rreth sallamit dhe ta prisni sa më hollë










Leave a Reply