Cheesecake me qershi

Shpesh herë ndodh që të hahet një ëmbëlsirë për fundjavë, por vetëm mundimi për ta gatuar të bën që ta lësh fare. Më kishte shkuar mendja që këtë të diel të gatuaja një ëmbëlsirë por ende nuk e kisha vendosur se çfarë do bëja. Kështu që vendosa të hap frigoriferin dhe syri më shkoi në një pako krem djathi. U kujtova që në ngrirje kisha disa qershi dhe në atë moment thashë pse të mos përgatis një cheesecake klasik me qershi? Dhe ashtu bëra, nxora vetëm gjashtë përbërës dhe në më pak se 40 minuta përgatita këtë tortë të shijshme.

Më duhet t’ju sqaroj që masat për këtë recetë janë për një tavë të vogël rrumbullake me diametër 20cm, ndaj nëse keni tavë më të madhe, ju këshilloj të dyfishoni përbërësit.

[lt_recipe name=”Cheesecake me qershi” servings=”5-6 persona” prep_time=”15M” cook_time=”40M” total_time=”4H45M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/01/IMG_20190127_100405_132.jpg” ingredients=”Për bazën:;• 200gr biskota të thërmuara imët;• 100g gjalpë ;Për kremin:;• 3 kokrra vezë;• ½ kupë sheqer kaf;• 250gr krem djathi I kulluar shumë mirë nga uji;Shtresa e sipërme:;• 250gr qershi (ose çdo lloj fruti që të keni);• 2 lugë gjelle sheqer kaf;” ]Ngrohim furrën në 180˚C; Tresim gjalpin dhe ia shtojmë biskotave. I trazojmë mirë dhe më pas e shtrojmë në tave duke e ngjeshur fort në një shtresë sa më uniforme. E lëmë në frigorifer të ftohet sa të bëjmë kremin; Rrahim fort vezët me sheqerin kaf deri sa të bëhen shkumë si në foto. Shtojmë kremin e djathit dhe I trazojmë mirë; Nxjerrim tavën nga frigoriferi dhe shtojmë kremin. E pjekim në furrë për 20 minuta deri sa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë dhe të jetë ende e lëngshme në mes; E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet për rreth 20 minuta; Përgatisim frutat duke I hedhur në një tigan së bashku me sheqerin kaf. I lëmë të vlojë deri sa të kenë përgjysmuar lëngun e tyre dhe e fikim. Pasi keku të jetë ftohur dhe frutat të jenë të vakëta, ia hedhim përsipër cheesecake-ut dhe e lëmë të ftohet në frigorifer rreth 3-4 orë.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading