Një javë pa konsumuar mish

Këtë javë vendosa të marr pjesë në një le të themi “sfidë” për të mos gatuar mish për një javë.

Në këtë sfidë, u ftova nga Dhurata e Luga e Argjendtë të cilën e falenderoj për iniciativa të tilla. Do thoni ju përse është e nevojshme ta shkruash këtë edhe në një postim në blog?!

Epo më lejoni t’jua sqaroj.

  1. Së pari unë jam një konsumuese e flaktë e mishit (reflektohet kjo edhe në analizat e mia shëndetësore jo të mira ☺).
  2. Së dyti, njëherë në kaq kohë kemi nevojë të rikthehemi ushqimeve me bimore, I bëjmë nder shëndetit.
  3. Së treti, duke ulur pak konsumin e mishit I bëjmë mirë edhe ambjentit, duke ndihmuar edhe në qëndrueshmërinë e furnizimit me ushqim. (me këto ritme nuk do na mbetet dhe aq shumë furnizim)
  4. Së katërti, e le ta themi me zë të lartë, kemi kaq shumë gjellë e ushqime që mund të gatuhen pa mish ne Shqiptarët, sa nuk është dhe aq detyrë e vështirë për t’u bërë.
  5. Se pesti, sfida dhe iniciativa për t’u ushqyer sa më mirë e shëndetshëm fillon nga ne foodbloggers e përforcohet nga të gjithë ju që na ndiqni. Të gjithë së bashku kemi fuqinë për të ndryshuar mënyrën e ushqimit të pasardhësve tanë.

 

Përsa I përket pikës 2, për ushqimet me bazë bimore nuk po them që të kalojmë në Vegan, pasi nuk është aq e thjeshtë, por do përpiqem të bëj maksimumin për të reduktuar ushqimet me bazë shtazore.

Ne kemi fatin që të kemi plot perime dhe ushqime që të mund të na ofrojmë vlerat ushqimore të munguara nga mos konsumi I mishit. Disa prej tyre janë si më poshtë:

 

  • Legumet, sidomos thjerrëzat por pa I hequr vlerat fasuleve, qiqrave etj…
  • Patëllxhani
  • Lulelakra
  • Kërpudhat
  • Patatet
  • Panxhari I kuq etj…

Dhe vetëm me sa më lart u bë java, megjithatë më ndiqni në Instagram ku do të postoj çdo vakt tonin gjatë javës. Në fund të kësaj jave do ndaj me ju eksperiencën tonë si dhe menunë e gatimeve të mia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading