Sot si për ditë të shtune vendosëm familjarisht që do të gatuajmë ushqim “Ethnic”, pra gatime tradicionale të një shteti tjetër.
Para disa ditësh i bëra tim shoqi Humus të cilin e shoqëroi me pite të lyera me Za’atar (erëza tipike të lindjes së mesme). Nga kjo lindi ideja që të shtunën e parë pushim do të gatuaja ushqime tradicionale lebaneze. Kështu që sot përvesha mëngët dhe përgatita:
- Humus dhe Baba Ganoush që recetën e gjeni duke klikuar këtu.
- Tabbouleh (Tabule)
- Kibbeh (Kibe)
- Kos i aromatizuar me pak hudhër, mente dhe Za’atar
- Pite të pjekura me Za’atar
- Qebap (këto i bleva të gatshme ☺)
Përbërësit gjenden kollaj ne treg ndaj, nëse ju pëlqejnë gatimet e veçanta, ky post është për ju.
Qofte kibbeh dhe gatime të tjera Lebaneze
Persons
4
Prep Time
40 minutes
Cook Time
30 minutes
Total Time
1 hour, 10 minutes
Përbërësit
- Për Pitet:
- • 3 pite tortilla (ose pite arabe);
- • 1 lugë çaji Za’atar;
- • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
- Për qoftet kibbeh;Brumi mbështjellës:
- • 1 kupë bulgur I imët fare;
- • 1 kupë mish të grirë (gati 200gr);
- • 1 qepë e vogël e grirë në rende (nga ana e imët);
- • 1 lugë çaji kripë;
- • 2 lugë çaji kumin I bluar;
- • 1 tufë majdanoz e grirë;
- • 1 tufë mente e grirë;
- • Vaj luledielli për skuqje
- Mbushja:
- • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
- • 150 gr mish I grirë;
- • 2 lugë gjelle qiqra të shtypura me pirun;
- • 1 lugë çaji kripë;
- • 2 lugë çaji kumin kokërr;
- • 1 lugë çaji koriandër kokërr;
- • 1 lugë salcë domate (nga ato në shishe)
- Sallata Tabbouleh:
- • 1 kupë grurë I zier (ose bulgur I zi kokërr madh);
- • 1 tufë majdanoz e grirë;
- • 1 tufë mente e grirë;
- • 1 thelp hudhër e grirë në rende;
- • Pak lëng limoni;
- • ½ spec djegës I grirë;
- • 3 lugë gjelle vaj ulliri;
Instructions
- Si fillim përgatisim sallatën tabbouleh e cila sa më shumë të rrijë aq më e mirë bëhet.
- Bashkojmë të gjithë përbërësit e sallatës në një tas qelqi, dhe I trazojmë mirë.
- E mbulojmë me qese transparente dhe e lëmë në frigorifer;
- Vazhdojmë përgatitjen e qofteve kibbeh.
- Hedhim në mikser përbërësit e brumit dhe I përziejmë sa të bëhet një masë brumi.
- Nëse shikoni që brumi është pak I fortë shtoni pak ujë; Vëmë një tigan në zjarr dhe skuqim në vaj ulliri korianderin kokërr dhe kuminin kokërr sa të lëshojnë aromat.
- Shtojmë qiqrat e shtypura, salcën e domates, mishin dhe kripën. I fërgojmë sa mishi të jetë gatuar;
- Për të përgatitur qoftet, lagim pak duart me ujë dhe marrim pak nga brumi (sa një top ping-pongu).
- Hapim një vrimë në mes duke e shtypur me gishtin tregues dhe e rrotullojmë brumin në mënyrë që vrima të zgjerohet (Shiko foton). E mbushim me një lugë çaji nga mbushja dhe e mbyllim me kujdes.
- E shtypim qoften në mes të dy pëllëmbëve të duarve për ti dhënë formë ovale (si në foto).
- Përsërisim deri sa të mbarohen përbërësit;
- Nxehim vajin në një tigan të thellë dhe I skuqim 5 e nga 5 në mënyrë që të skuqen mirë. Pasi t’I kemi skuqur I vendosim mbi një letër thithëse që të heqim yndyrën e tepërt;
- Për pitet me Za’atar, bashkojmë vajin me erëzat dhe lyejmë pitet.
- I pjekim në furrë (me opsionin Grill ose në 250˚C) për 5 minuta;
- I servirim qoftet duke I shoqëruar me kosin e aromatizuar me erëza, pitet, sallatën tabbouleh, humus dhe baba ganoush.
© 2026 Bake My Day Happy 2016-2026
















Leave a Reply