Si të përgatisim në shtëpi salcën Sriracha

Më duhet ta pranoj, unë I adhuroj specat, qofshin djegës ose jo, të tymosur, të tharë, turshi, të mbushur etj…

Në shtëpinë time ka gjithmonë speca në koshin e frigoriferit. Edhe pse herë pas herë më japing shqetësim në stomak, kjo nuk më ka ndaluar t’I përdor në gatim dhe të bëj edhe receta të ndryshme me to.

Sot do I përkushtohem specave djegës dhe do ju jap recetën time për përgatitjen e salcës sriracha. Salca sriracha, është një salcë picante, ku mbizotëron sigurisht shija e specit, por edhe ajo e hudhrës. Unë e përdor thuajse kudo, për t’ia hedhur sipër vezës së skuqur, në sanduiçe, në gatime të ndryshme. Përdorimin e kësaj salce do ta gjeni në këto receta:

Enchiladas, Avokado tost, Sushi, Krahë pule, supë kineze

Po ju a keni menduar ndonjëherë të eksperimentoni me specat djegës? Nëse ende jo, ky është momenti për ta provuar.

 

[lt_recipe name=”Si të përgatisim në shtëpi salcën Sriracha” servings=”200 ml” prep_time=”5M” cook_time=”10M” total_time=”15M” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/09/sriracha-sauce-3.jpg” ingredients=”• 15 speca djegës ( mundësisht nga ata në formë qershie);• 6-7 thelpinj hudhra (të mëdha);• 1 ½ lugë gjelle sheqer kaf;• 2 lugë çaji kripë;• 3 lugë gjelle uthull rrushi;• 1 ½ kupë ujë;” ]Fillojmë me pastrimin e specave, Vishni një palë dorashka në mënyrë që të evitoni t’ju djegin duart (imagjinoni të fërkoni syrin gabimisht); Pastroni gjithë tulin nga farat dhe fijet e brendshme. Hidhini specat në një enë zjarrduruese. Shtoni në të gjithë përbërësit e tjerë dhe jepini një valë gati 10 minuta në zjarr të ulët; Kujdes, shtoni ujë nëse avullon. Salca duhet të ketë gati 1 kupë ujë; Pasi specat të jenë zbutur bluajeni salcën me mixer me zhytje derisa të bëhet masë homogjene; Lereni salcën të ftohet dhe me pas kalojeni në një sitë, aty do të mbeten lëkurat e specit dhe mbetjet e forta të tulit; Hidheni salcën në një shishe me mbyllje hermetike dhe mbajeni në frigorifer. Salca do jetë gati pas 5-6 ditësh.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading