Ushqimi i drekës për në shkollë

Shpesh na kap rutina dhe ndodh që fëmijëve t’u përgatisim vazhdimisht të njëjtin ushqim për ta marrë me vete në shkollë, si psh një tost të thjeshtë apo një sanduiç i ftohtë. E di, edhe mua më ndodh, por jap maksimumin tim që mos t’i jap me vete dy herë të njëjtën gjë ( të mbetet midis nesh, më ka ndodhur dhe jo pak herë kjo gjë, por për sa kohë fëmijët nuk janë ankuar jemi ok ☺)

Më poshtë po ju listoj katër ide të reja dhe jo shumë të zakonshme, por që e kaluan testin e shijes për fëmijët e mi. Nëse i provoni dua feedback-un tuaj.

[lt_recipe name=”Role me pite misri, proshutë dhe djathë” servings=”2 Role” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/ham-wrap.jpg” ingredients=”• 2 pite misri;• 2 lugë gjelle majonezë;• 4 feta proshutë ;• 4 feta djathë emmental (ose guda);• 4 feta sallatë jeshile;• domate qershi;• 1 karrotë ne feta e marinuar ne kripë e limon;• 1 kokërr portokall;” ]Marrim pitet dhe I ngrohim 2 minuta në mikrovalë. I lyejmë të dyja me majonezë dhe mbi secilën vendosim me rradhë fetat e djathit (nga dy për çdo pite), fetat e proshutës (nga dy për çdo pite), sallatën jeshile (nga dy për çdo pite). I bëjmë role me kujdes dhe I ndajmë në gjysëm. I vendosim disa kunja dhëmbësh në mesa në mënyrë që roletë të mos hapen. I sistemojmë në kutitë e ushqimit dhe anash vendosim disa kokrra domate dhe disa feta karrotash. Për frut vendosim nga një gjysëm kokrre portokall për kuti.[/lt_recipe]

 

[lt_recipe name=”Kupa tërshëre me gjalpë kikiriku dhe fruta” servings=”6 kupa mesatare” prep_time=”5M” cook_time=”30M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/peanut-butter-cups1.jpg” ingredients=”• 1 banane e shtypur;• 1 kupë tërshërë petë;• 1 lugë çaji kanellë;• ½ lugë çaji pluhur pjekës;• 6 lugë çaji gjalpë kikiriku;• 2 luleshtrydhe;• 2 lugë çaji çokollatë;” ]Ngrohim furrën në 180˚C. Në një tas hedhim bananen e shtypur, kanellën, pluhurin pjekës dhe I trazojmë mirë më pirun. Lyejmë me pak vaj 6 gropëzat e një tave për minikekë dhe e ndajmë brumin në mënyrë të barabartë. Me ndihmën e duarve I japim forma kupe duke e hapur mirë mesin. I pjekim për gati 30 minuta deri sa të kenë marrë ngjyrë të artë. I heqim nga tava dhe hedhim nga një lugë çaji gjalpë kikiriku në secilën. Ndajmë luleshtrydhet në feta dhe I sistemojmë sipër 3 kupave dërsa në tre të tjerat I hedhim copëza çokollate. I sistemojmë kupat në dy kuti ushqimi gati për tua dhënë fëmijëve të nesërmen.[/lt_recipe]

[lt_recipe name=”Mini bukë misri me salçiçe” servings=”12 mini bukë” prep_time=”10M” cook_time=”30M” total_time=”40M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/corndog-cups1.jpg” ingredients=”• 1 kokërr vezë;• 100 ml qumësht;• 5 lugë gjellë miell misri;• 5 lugë gjelle miell gruri;• 1 lugë çaji pluhur pjekës;• 1 lugë gjelle bishta qepe të grira imët;• 1 lugë çaji kripë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 4 salçiçe të prera në rrota 2 cm;• Sallatë jeshile;• Domate qershi;•kuba djathi;• Feta molle;” ]Ngrohim furrën në 180˚C. Në një tas përziejmë qumështin, vezën, vajin, kripën dhe më pas hedhim edhe përbërësit e tjerë përveç salçiçeve. E trazojmë mirë brumin me pirun. Lyjemë gropëzat e një tavë për mini kek me vaj ulliri dhe hedhim në secilë nga një lugë çaji nga brumi. Marrim një fetë salçiçe dhe e zhysim në mes. E pjekim tavën në furrë për gati 30 minuta. Pasi të jenë pjekur I heqim nga tava me kujdes dhe I lemë të ftohen. Përgatisim kutitë duke vendosur anash sallatë jeshile, domate, kubat e djathit, gjashtë mini bukë dhe për frut disa feta molle; Këshillë: Që molla të mos nxihet e lemë për pak minuta në ujë me limon, më pas I kullojmë dhe e sistemojmë në kuti.[/lt_recipe]

[lt_recipe name=”Waffle me mjaltë” servings=”12 Waffles” prep_time=”10M” cook_time=”30M” total_time=”40M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/waffle3.jpg” ingredients=”• 3 të bardha vezësh të rrahura fort;• 3 të verdha vezësh;• 1 ½ kupë qumësht;• 2 kupa miell;• 1 lugë gjelle pluhur pjekës;• 1 lugë çaji vanilje;• ½ kupë sheqer;• 120 gr gjalpë I shkrirë;• 3 lugë gjelle mjaltë;• luleshtrydhe;” ]Ngrohim tostin specific për waffles (nëse nuk e keni mund ti bëni kekë tigani duke e pjekur brumin si petulla në një tigan të sheshtë). Në një tas bashkojmë miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, vaniljen. Në një tas tjetër rrahim qumështin, vezën, gjalpin e tretur dhe më pas ia shtojmë të thatave. I trazojmë mirë me pirun. Tani duhet të bashkojmë me kujdes të bardhat e vezëve me brumin. Me ndihmën e një spatule silikoni hedhim të bardhat e vezëve mbi brumin dhe e trazojmë me kujdes që të bardhat të mos ulin volumin. Këto do I bëjnë waffles kërce gjatë pjekjes. Hedhim nga ¼ kupë nga brumi mbi tost dhe I lëmë të piqen për 8 minuta. Përsërisni këtë proçes deri në mbarim të brumit, ose mbështilleni tasin me qese transparente dhe ruajeni brumin në frigorifer për ti bërë pancakes të nesërmen. ;Vendosni 3 waffles në kuti dhe hidhni pak mjaltë sipër dhe disa copa luleshtrydhe. Mos harroni tua prisni paraprakisht fëmijeve dhe ti vendosni edhe një picetë të lagur në çantë.;[/lt_recipe]

Receta e marrë nga The Pioneer Woman

This slideshow requires JavaScript.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading