Ja dhe dimri hyri zyrtarisht. Edhe pse temperaturat nuk kanë rënë ende, kjo javë ka qënë plot me rreshje shiu dhe po kështu pritet edhe fundjava. E meqënëse nuk do dalim nga shtëpia, mendova të gatuaj këtë tavë të ngrohtë për drekën e të shtunës. E kisha provuar ta gatuaja edhe para disa javësh dhe familja ime e pëlqeu, plus që bëhej gati në më pak se një orë, kështu që dhe mami (dmth unë) është e lumtur 😂
Për këtë tavë unë përdora mashurka të verdha pasi ato kisha në frigorifer, por mund të përdorni edhe ato jeshile nëse i pëlqeni.
[lt_recipe name=”Tavë me mashurka, bizele dhe pure patatesh” servings=”4 persona” prep_time=”20M” cook_time=”30M” total_time=”50M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/11/cottage-pie-4.jpg” ingredients=”• 2 patate të mëdha;• 2 kupa mashurka të prera në copa të vogla ;• 1 kupë bizele të ngrira;• 200gr salçiçe italiane me mish të grirë;• gjysëm kanaçe domate të plota;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 2 thelpinj hudhre të grira;• 1/2 kupë djathë pice i grirë;• disa gjethe borzilok i freskët” ]Qëroni dhe prisni patatet në kuba. Ziejini në ujë me pak kripë deri sa të zbuten mirë;Ngrohni furrën në 220 °C;Në një tigan të thellë dhe që mund të përdoret në furrë ngrohni pak vaj ulliri dhe hidhni në të hudhrën e shtypur. Lereni të gatuhet sa të lëshojë aromën, por kujdes mos e digjni;Shtoni salçiçen të cilës ia keni hequr lëkurën dhe copëtojeni trashë me lugë druri. Fërgojeni për disa minuta sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtoni mashurkat, domatet e kanaçes të cilat shtrydhini me duar dhe lerini në zjarr për gati 3 minuta;Rregulloni shijen me kripë nëse është e nevojshme dhe shtoni bizelet e ngrira. Fikni zjarrin dhe merruni me patatet tashmë të ziera dhe kulluara nga uji;Shtypni mirë patatet. Mbushni një qese pastiçerie me formë ose thjesht përdorni një lugë për te sistemuar purenë mbi tiganin ku është mbushja;Shtypni gjethet e borzilokut në havanë me pak vaj ulliri dhe sperkateni mbi purenë e patates; Hidhni djathin e picës përsipër dhe piqeni në tavën e parangrohur për gati 30 minuta ose sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë; Servireni ende të ngrohtë duke e shoqëruar me një miks sallate jeshile[/lt_recipe]
Leave a Reply