Mua më pëlqen të gatuaj ëmbëlsira, ose më saktë të bëj ato gatime që piqen në furrë (nga ku vjen edhe emri I blogut tim-Bake My Day Happy), por të gjitha ëmbëlsirat që unë gatuaj, kanë doza të reduktuara të sheqerit. Para disa muajsh kisha blerë disa limona lime të cilët ishin me shume lëng dhe vendosa tí përdor në gatim.Kur bëra një tortë me krem djathi në shtëpi (cheesecake) të cilën e aromatizova me lëng & lëkura limoni lime e gjithë familja e griu brenda pasdites ( përfshirë dhe mua këtu). Duke parë suksesin e fituar në shtëpi, vendosa ta ndaj recetën time me ju.
Nëse do ta tentoni ta gatuani dhe t’ua servirni miqve tuaj kur ti ftoni për darkë, ju siguroj që do të fitoni shumë pikë.
[lt_recipe name=”Tortë me krem djathi dhe lëng limoni lime” prep_time=”5M” cook_time=”40M” total_time=”45M” difficulty=”Easy” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/10/lime-cheesecake2.jpg” ingredients=”Baza:;1 pako me biskota digestive ose biskota petite beurre;100gr gjalpë ;;Kremi:;600gr krem djathi;120ml krem qumështi I athët;2 vezë të mëdha ose 3 mesatare;Lëngu dhe lëkura e tre limonëve lime ose 100ml lëng;¾ kupë sheqer;3 lugë gjelle reçel limoni ose portokalli;” ]Ngrohni furrën në 200◦C;Për bazën, thërrmoni në mikser biskotat ose futini në një qese dhe shtypini më okllai; Tresni gjalpin dhe shtojuani sipër biskotave tashmë të thërrmuara; Hidheni masën në një tepsi katrore me përmasa 25cmx25cm dhe shtypeni me duar duke u kujdesur t’í jepni të njëjtën trashësi kudo, duke mbuluar edhe anët e tavës; Në një tas të madh hidhni gjithë përbërësit e mbushjes dhe trazojini me mikser ose rrahëse dore deri sa të bëhet një masë homogjene;Hidheni mbushjen sipër bazës dhe piqeni në furrën e parangrohur për 40 minuta deri sa të mpikset mbushja por jo të marrë ngjyrë; Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme hiqeni tortën nga furra dhe lereni të ftohet mirë;Hidhini sipër reçelin dhe lereni në frigorifer që të ftohet mirë;[/lt_recipe]
Leave a Reply