Kisha blerë para pak ditësh një shalqi I cili më doli I papjekur mirë dhe mbi të gjitha pa shije fare. Kohët e fundit shalqiu në tregun shqiptar është bërë si të luash bingo, nuk e di asnjeherë nëse ke qëlluar në shenjë. Meqënëse unë e kam shumë bezdi ta çoj dëm ushqimin, vendosa që mos ta hedh në mbeturina. I premtova vajzës time që do I bëja smoothie. Ajo I preferon jashtë mase kështu që mendova ta bëj këtë shalqi të papjekur dhe pa shije, të vlefshëm ☺.
Duke mos qenë e sigurtë se si do e përgatisja (hello, ato farat e shpifura?!) e hodha të gjithin në enën e blenderit. Në fund të fundit do ta kaloja në sitë pas përzierjes.
Më pas u kujtova që në ngrirje kisha disa luleshtrydhe bio të cilat do ta përmirësonin goxha shijen e shalqiut.
Dhe ja ku vjen smoothie im me shalqi e luleshtrydhe, kështu që rradhës tjetër që do blini një shalqi të papjekur mirë dhe pa shije, bëni vetes një nder duke përgatitur këtë lëng të shijshëm.
Sasia 4 gota
Koha totale: 10 minuta ose më pak
PËRBËRËSIT:
- 2 feta të mëdha shalqiu
- 1 kupë luleshtrydhe të ngrira,
- 1 kupë me kuba akulli
- 1 lugë gjelle mjaltë
- Disa gjethe menteje
- Prisni shalqiun në copëza të mëdha dhe vendoseni ne enën e blenderit. Miksojeni deri sa lëngu deri sa të bëhet homogjen dhe kalojeni në sitë për të hequr farat dhe copëzat e mëdha të frutit.
- Shtoni akullin, luleshtrydhet, lëngun e kulluar të shalqiut, mjaltin dhe ndizni mikserin ne maksimum të jetë bërë homogjen dhe akulli të jetë copëtuar.
- Ndajeni lëngun në 4 gota servirjeje dhe shtoni copëza menteje të copëtuara me dorë që të lëshojnë aromën.
- Shërbejeni sa është ende e ngrirë.
- Vetëm për të rriturit: shtoni një teke vodka që ta ngrini smoothie-n tuaj një gradë më lart ☺
Leave a Reply