Kesadijas me djathë dhe pulë

Tani që e zotëruat artin e të bërit Tortija me miell gruri ☺, jeni gati ti perfeksiononi aftësitë tuaja duke provuar të bëni Kesadijas.

Fjala Quesadilla (shqiptohet: Kesadija) vjen nga fjala spanjolle Queso (shqiptohet: Keso), që do të thotë djathë, kështu që fjalë për fjalë, Kesadijas jane pite tortija të mbushura me djathë. Mund ti mbushni me çfarë të dëshironi, por e rëndësishme është që të paktën 50% e mbushjes të jetë djathë. Unë biles i përgatis edhe për tua dhënë me vete në shkollë.

Sasia: 4 persona

Koha Totale: 10 minuta

Koha e përgatitjes: 7 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 8 pite tortija
  • 2 kupa djathë të grirë Çedar, ose Guda, ose Emental ose çdo lloj djathi tjetër që shkrihet.
  • 2 kupa gjoks pule zgare në copëza të vogla
  • 3 lugë gjelle spec turshi jalapeno (halapenjo) ose zëvëndësojeni me spec jeshil, ose kastravec turshi
  • 4 lugë gjelle salcë krem qumështi të athët (sour creme)
  • 3 lugë gjelle erza mikse për Taco
  • Salcë pikantë për spërkatje
  • 4 lugë çaji gjalpë
  1. Fillojmë me përzierjen e mishit të pulës me erëzat mikse për Tacos dhe ngrohini paksa në një tigan për disa minuta
  2. Shtroni një pite tortija dhe vendosni mbi të ¼ kupë djathë të grirë
  3. Shtoni mbi të ¼ kupë të copëzave të pulës.
  4. Shtoni specat djegës halapenjo, ose speca jeshilë, ose kastravecin turshi dhe vendosni mbi të një pite të përsipër.
  5. Përsërisni hapat nga 1-4 edhe për pitet e mbetura.
  6. Ngrohni një tigan që nuk ngjit në temperaturë të ulët dhe shtoni 1 lugë çaji gjalpë.
  7. Vendosni kesadijën me kujdes dhe duke e shtypur me shpatullëz lereni të gatuhet për 2-3 minuta. Kthejeni në anën tjetër dhe gatuajeni edhe për një minutë më shumë.
  8. Hiqeni nga zjarri dhe hidhini persipër 1 lugë gjelle salcë krem qumështi të athët. Spërkasni pakëz salcë pikante nëse ju pëlqejnë shijet e forta.
  9. Përsërisni sa më lart edhe për 3 kesadijat e mbetura
  10. Sherbejini sa janë ende të ngrohta

Që kesadijat të mos ftohen, mbulojini me letër alumini. Disa nga kombinimet që unë përdor përveç shijes më lart, janë edhe:

  1. Djathë-fasule të zeza- misër- spec i kuq i prerë në kuba
  2. Djathë- biftek- kastravec turshi
  3. Theshtë me djathë
  4. Djathë-feta domatesh- feta kastraveci- kotoletë pule

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading