Pjatë mikse me Sushi të bërë në shtëpi

A e keni tentuar ndonjëherë të bëni Sushi në shtëpi? Mua më ka intriguar gjithmonë ideja që ta tentoja njëherë vetë kështu që para dy vitesh bëra sushin tim të parë për darkën e Krishtlindjeve. Ishte një sukses i vërtetë, nuk ma mori mendja që fëmijëve të mi do tu pëlqente aq shumë sa të më kërkonin sërisht.

Sigurisht që nuk është e thjeshtë ta bësh sushin në shtëpi, por nëse arrini të gjeni peshk të freskët apo karkaleca të mirë, përse të mos ta tëentoni njëherë? Mund të ndodhë që të jeni mjeshtra në bërjen e sushit dhe të mos ta dini ☺☺

Unë do ju këshilloja që të blini një tapet bambuje nga ato që përdoren për rrotullimin e sushit. Ia vlen, pasi e bën mbështjelljen më të thjeshtë, plus që mund të gjendet edhe me çmim të lirë.

Sasia: për 4 persona

Koha totale: 45 minuta

PËRBËRËSIT:

Për orizin e sushit:

  • 3 kupa oriz për sushi ose oriz kokërrvogël nga ai që përdorim për pilaf
  • 3 kupa ujë
  • 3 lugë gjelle uthull orizi
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë

 

Mbushja:

  • 4 alga nori
  • 1 avokado të butë
  • 1 kungulleshkë të vogël
  • 8 karkaleca
  • 200 gr fileto salmoni
  • 2 lugë çaji fara nigella ose susam të zi ( unë përdora nigela pasi i japin një shije të tymosur)
  • lugë çaji vaj susami për ti dhënë shije orizit
  • salca shoqëruese (receta këtu) 

 

  1. Fillojmë me orizin për sushi. Shpëlajeni në ujë të rrjedhshëm derisa uji të dalë i pastër dhe pa niseshte. Lereni të kullojë për 30 minuta. Në një tas të vogël përzieni uthullën me sheqerin dhe kripën dhe lerini mënjanë.
  2. Ndërkohë përgatisni perimet dhe peshqit duke përdorur dy dërrasa të ndryshme prerjeje.
  3. Hiqni kokat e karkalecit dhe fusni me kujdes një shkop shishqebapi përgjatë gjithë gjatësisë së karkalecit si në foto. Kjo do ta ndihmojë karkalecin të marrë formë të drejtë gjatë zierjes. Futini në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe pak të kriposur dhe lerini të ziejnë për 2 minuta. Hiqini me kujdes dhe lerini të ftohen dhe më pas qërojini nga lëvozhga.
  4. Prisni fileton e salmonit ne disa feta te holla gati 0.5 cm dhe pjesën tjetër të peshkut në shirita. Shiritat na nevojiten për mbushjen ndërsa fetat për të bërë Nigiri.
  5. Prisni kungulleshkën në shirita për së gjati. Ndani përgjysëm avokadon dhe hiqini bërthamën. Me ndihmën e një luge hiqni tulin e avokaos duke u kujdesur që mos ti prishet forma. Njërën gjysmë priteni në feta shumë shumë të holla, ndërsa tjetërn në shirita. Mbulojini direkt me qese transparente që mos të nxihen.
  6. Tani ti rikthehemi orizit. Hidhni orizin dhe ujin në një tënxhere dhe lereni të vlojë në zjarr të ulët për 12 minuta. MOS E HAPNI KAPAKUN në asnjë mënyrë. Nësë doni mund të përdorni një kapak qelqi për të parë orizin, por nuk duhet kurrësesi ta hapni.
  7. Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, lereni të ftohet paksa orizi, dhe kalojeni në një enë qelqi. Hidhni me kujdes mbi oriz uthullën që përgatitët në fillim dhe trazoni me spatul silikoni duke kryer lëvizje sikur të jeni duke e prerë orizin. Nëse do ta trazoni duke e rrotulluar atëhere orizi nuk do të marinohet mirë.

Për të mbledhur roletë e orizit:

    1. Mbuloni tapetin e bambusë me qese transparente.
    2. Vendosni një algë nori mbi të. Me duar të lagura merrni një grusht oriz dhe shtroheni në një hstresë të hollë mbi algën nori, duke lënë 1 cm bosh në pjesën e sipërme. Kjo do të bëjë të mundur mbylljen e rolesë. Spërkatni pak vaj susami mbi oriz dhe shpërndajeni me duar.
    3. Vendosni 2 rripa avokado dhe 2 rripa salmon në anën afër jush. Rrotullojeni me kujdes me ndihmën e tapetit te bambusë. Mbulojeni me qesen transparente dhe lereni mënjanë.
    4. Përsërisni hapat më lart me algën e dytë nori, por për mbushje përdorni dy rripa kugulleshke dhe dy karkaleca.
    5. Tani, për të gatuar Uramaki, përsërisni hapin e dytë, spërkasni orizim me vaj susami dhe disa fara nigela (ose susam të zi) dhe kthejeni në anën tjetër. (Uramaki është role orizi e mbështjellë më alga nori vetëm senë këtë rast, orizi është në anën e jashtme). Vendosni 2 rripa salmon dhe 2 avokado sipër alges nori. Rrotullojeni me kujdes dhe mbështilleni me qese transparente..
    6. Përsërisni hapin më lart, veçse kësaj rradhe, mbi rolenë e orizit vendsoni me kujdes fetat e holla të avokados. Rezultati final do jetë një role jeshile e bukur gati për tu prerë.
    7. Nigiri: Ky lloj është copë peshku apo karkaleci e vendosur mbi një topth orizi. Merrni karkalecat dhe me ndihmën e një thike të mprehtë bëni një prerja nga anae e poshtme e karkalecit duke patur kujdes që mos ta ndani në dysh. Hiqni damarin e zi me majën e thikës. Ndajini të gjithë karkalecat në këtë mënyrë
    8. Me duart e lagura, merrni pak oriz dhe jepini një formë drejtkëndorë duke ushtruar presion mbi orizin që të lidhet mirë. Vendsoni mbi të një karkalec duke u kujdesur që të mbuloni gjithë sipërfaqen e orizit.
    9. Përsëritni hapin më lart, por përdorni një fileto salmoni.
    10. Vazhdoni të njëjtin proçes deri sa t’ju mbarojë orizi.

 

 

Për ta servirur:

Prisni roletë me ndihmën e një thike të mprehtë dhe vendosini bukur në një pjatë të madhe servirjeje. Shoqërojini me salcat shoqëruese dhe pak salcë pikante sriracha.

Nëse do ju teprojë peshk, mos u shqetësoni. Përgatisni një salcë duke rrahur pak lëng limoni dhe vaj ulliri. Hidhjani sipër peshkut, pak kripë dhe disa kokrra piper te kuq për ti dhënë ëmbëlsi dhe paraqitje pjatës tuaj me peshk krudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading