Tost me veze dhe avokado

Tosti i perfunduar 3

Një nga pyetjet që dëgjohet më shpesh në shtëpinë timë është: ”Çfarë kemi për darkë sot?”

Kryesisht në verë kjo është një pyetje me spec, pasi në këtë periudhë në familjen time asnjëri nuk dëshiron të hajë një darkë të mirëfilltë, por as të shtrihet pa ngrënë gjë, ndaj gjetja e një recete që të kënaqë të gjithë është thuajse një mision i pamundur☺.

Për këtë arsye, tosti me avokado dhe vezë jo vetëm është një gatim i shpejtë, por është edhe i shëndetshëm, akoma më shumë nëse vezën e gatuani poshe dhe jo të skuqur.

Sasia: për4 persona

Koha totale: 30 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 4 feta bukë, ose tost, ose gjysëm panineje
  • 2   avokado të buta (1/2 avokado për person)
  • ½ kokrre limon ose lime
  • 1/4 kupë majonezë me chipotle*
  • 8 luge gjellë spëc turshi jalapeño (ose çdo lloj speci djegës turshi në mungesë të jalapeño)
  • 8 vezë (2 për person)
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri (për të skuqur vezët)
  • Kripë & piper
  • Opsionale: pak salcë djegëse (unë përdora sriracha)

 

*(receta më poshtë)

  1. Në fillim përgatisni majonezën me chipotle. Bashkoni ¼ kupë majonezë me 2 lugë çaji chipotle pluhur** ose 1 lugë gjelle salcë chipotle. Kjo salcë mund të përgatitet në avancë dhe në sasi të madhe për ta pasur për receta të ndryshme. Nëse nuk mund të gjeni specin chipotle mund ta zëvëndësoni me një salcë të thjeshtë duke përzier përbërësit si më poshtë:
    • 3 luge gjelle majonezë
    • 2 luge gjelle ketchup
    • 1 luge gjelle mustardë
  1. Prisni avokadon në feta të holla dhe spërkatni pak lëng limoni ose lime .
  2. Lyeni fetat e bukës me pak fare majonezë dhe vendosni sipër disa feta avocado.
  3. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan dhe skuqni vezët duke u kujdesur që të mos piqen shumë dhe e verdha e vezës të jetë ende surbull.
  4. Vendosni vezët sipër tostit (2 vezë për person), hidhni disa copëza speci jalapeños (lexo: halapenjos) dhe hidhni nga pak salcë majoneze përsipër. Mua më pëlqen ti hedh edhe pak salcë pikante si sriracha, por nëse ju nuk i preferoni ushqimet pikante, mund të mos i hidhni asgjë.
  5. Shijojeni tostin akoma të ngrohtë.

** Specat chipotle janë thjesht speca djegës të tymosur të cilët I japin një shije shumë të veçantë salcës ndaj dhe unë sygjeroj të përdorni këtë lloj speci. Fatmirësisht në ditët e sotme në Shqipëri mund të gjenden specat e tharë chipotle ( në dyqanet që shesin produkte të specializuara ushqimore). Vendosini në ujë që të ri-hidratohen, pastaj i përzieni në mixer bashkë më pak nga uji i hidratimit. Tepricën mund ta ruani në ngrirje për ta përdorur në shumë receta të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading