Biskota me Piper të zi

Shpesh herë darkave në familje na shkon mendja për të ngacmuar gjëra të vogla, tip brusketa me mbushje të ndryshme apo ndonjë tip biskote të kripur të shoqëruar me pak djathë apo proshuta të ndryshme. Kjo ndodh kur ka ndonjë ndeshje futbolli apo ndonjë film të këndshëm  dhe që nuk të shtyhet ta shikosh kështu… si I thonë… duarbosh ☺

Kjo recetë është shumë e thjeshtë për tu bërë, kërkon pak përbërës dhe nuk kërkon aftësi shumë të mëdha në kuzhinë, mjafton pak dëshirë për të bërë duart pis dhe devijosh pak nga dieta (nëse ka nga ata si puna ime që herë pas here bëjnë me hile ☺)

Sasia: 25- 30 biskota (në varësi të formës që do përdorni)

Koha totale : 50 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 150gr miell ( 75gr thekre dhe 75gr miell I bardhë)
  • 75gr gjalpë I ftohtë I prerë në kuba
  • 1 lugë gjelle ( Tbsp.) fara finoku
  • 2 lugë çaji (tsp) fara susami
  • 1/2 lugë çaji (tsp) piper I zi
  • 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
  • 1/4 lugë çaji (tsp) sodë buke
  • 2-3 lugë gjelle ujë të ftohtë (për të lidhur masën)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Ngrohim furrën në 180°C
  2. Në një tas qelqi hedhim miellrat (nëse nuk keni miell thekre mund të përdorni miell normal). Sipër tasit copëtojmë me duar gjalpin e ftohtë, hedhim farat, kripën, piperin sodën e bukës dhe fillojmë ta trazojmë masën me duar deri sa I gjithë gjalpi të jetë bashkuar me miellrat.
  3. Shtojmë nga pak ujë të ftohtë në mënyrë që të na lidhet brumi I biskotave (brumi nuk do dalë shumë elastik, por kur ta hapim me okllai nuk do të na ndahet në thërrime).
  4. E mbështjellim brumin me qese transparente dhe e lemë në frigorifer për gati 8-10 minuta.
  5. Shtrojmë letër pjekje në një tepsi të madhe dhe ndërkohë që brumi pushon në frigorifer përfitojmë nga rasti për të sistemuar kuzhinën (nëse dhe ju si puna ime bëni shumë rrëmujë në kuzhinë)
  6. Pasi të këtë kaluar koha e nevojshme, nxjerrim brumin dhe e hapim në një trashësi prej 1cm dhe e presim në forma të ndryshme (unë përdora formë ylli). Brumin që mbetet pas formave e ripunojmë dhe e ripërsërisim proçesin deri sa I gjithë brumi të jetë mbaruar.
  7. I pjekim në furrë per gati 30minuta deri sa të marrin një ngjyrë të lehtë kafe.

Duke mos patur vezë në përbërje këto biskota mund të durojnë deri në 2 javë, por duke I mbajtur në një enë me mbyllje hermetike pasi mund të zbuten nga lagështira e ambjentit.

3 Comments

  1. They look crispy and delicious!

    1. These are fennel and black pepper crackers and indeed they turned out crispy and delicious.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading