Mafishe

Mafishe

Pasi kam tentuar pafundësisht për të bërë mafishe, them se në fund arrita ta gjej formulën e saktë që të më dalin mirë. Tani sa herë më teprojnë të bardha vezësh, gjëja e parë që më shkon ndërmend janë mafishet

Mafishe

Shkurt 27, 2017
: 30 mafishe
: 20 min
: E thjeshtë

By:

Ingredient
  • • 4 të bardha vezësh
  • • ½ kupë sheqer të bardhë
  • • ½ kupë sheqer pluhur
Direction
  • Step 1 Ngrohim furrën në 100°C
  • Step 2 Hedhim të bardhat e vezëve në një enë të madhe qelqi. (Kujdes: të bardhat duhen në temp ambjenti pasi kështu rrihen më mirë). Fillojmë ti rrahim me mixer deri sa të bëhet shkumë e bardhë por jo e rrahur fort
  • Step 3 Shtojmë sheqerin e bardhë dhe vazhdojmë ti rrahim me mixer deri sa kur ta kthejmë tasin, të bardhat të mos lëvizin
  • Step 4 Sitim sheqerin pluhur , shtojmë dhe vaniljen dhe me ndihmën e shpatullës së silikonit e trazojmë me kujdes që mos të na pritet shkuma
  • Step 5 Në këtë pikë, ose i vendosim në tavë (ku kemi shtruar letër pjekjeje) me ndihmën e lugës ose përdorim qese pastiçerie për ti dhënë forma të ndryshme
  • Step 6 I fusim në furrë dhe i lemë të thahen për gati 1 orë e 20 min
  • Step 7 Kur ti prekni me dorë dhe ti ndjeni të thata, atëhere mafishet janë bërë
  • Step 8 Ruhen në një pas të mbyllur hermetikisht në mënyrë që të mos squllen nga ajri
  • Step 9 Opsionale: Për ti dhënë një pamje të këndshme mafisheve, pas pikës 4, mund të shtoni disa pika ngjyrosës ushqimor sipas preferencave.


Related Posts

Pasta sy -sipas variantit tim.

Pasta sy -sipas variantit tim.

Një ndër ëmbëlsirat që kam patur qejf kur kam qenë e vogël (dhe vazhdoj ti kem qejf ende)  kanë qënë pasta sy, ose të paktën kështu ia di emrin unë. Në tentativë e sipër për ti bërë vetë në shtëpi, krijova këtë recetë (them krijova […]

Profiterol

Profiterol

Profiterolët janë ëmbëlsira të ngjashme me pasta ekler, pasi kanë të njëjtën përbërje brumi. Nëse brumin e hedhim në forma me dhëmbëza, e skuqim dhe e hedhim në shërbet atëhere kemi bërë tullumba, nëse e skuqim dhe pastaj i rrotullojmë në sheqer me kanellë kemi […]



Këtë e pëlqejnë %d blogues: