Biskota me vaj ulliri dhe arrë kokosi

Këtë recetë e kam përshtatur nga receta e Mandarina, një bloger-e shqiptare të cilën dua ta falenderoj për recetat e këndshme dhe të thjeshta që poston. Një ndër “difektet” e mia është që në çdo recetë të huazuar bëj ndonjë ndryshim, po kështu bëra dhe kësaj rradhe duke shtuar arrë kokosi dhe krunde gruri. Mund të them me plot bindje që kjo recetë doli me shumë sukses.

Duke mos patur produkte qumështi apo veze në të, këto biskota janë të përshtatshme për tu konsumuar edhe nga ata persona që ndjekin një dietë vegane.

Sasia: 30-36 biskota

Koha totale: 50 min.

PËRBËRËSIT:

  • 3/4 kupa vaj ulliri
  • 1 kupë sheqer kaf
  • 1/2 kupë krunde gruri
  • 1/4 kupë miell integral
  • 1 kupë miell që fryhet vetë
  • 1/2 tsp vanilje
  • 1/4 tsp sodë buke
  • 1/4 tsp karafil pluhur
  • 1/2tsp kanellë
  • 3 tbsp arrë kokosi
  • 1/8 tsp xhenxhefil pluhur (1 majë luge)
  • Lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
  • 1/4tsp kripë

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Ngrohim furrën në 180°.
  2. Në një tas hedhim lëngun e portokallit, vajin, sheqerin, vaniljen dhe i trazojmë pak me pirun.
  3. Shtojmë me rradhë krundet, dy llojet e miellrave, sodën, kripën dhe arrën e kokosit. I trazojmë mirë me pirun sa të lidhet brumi
  4. Me ndihmën e një luge të vogël akulloreje ose lugë çaji marrim nga brumi i biskotave dhe i vendosim në tepsi të shtruar me letër pjekje duke lënë rreth 3 cm largësi nga secila pasi gjatë pjekjes biskotat fryhen.
  5. I pjekim për gati 30 min ose deri sa anash të kenë marrë ngjyrë kafe të çelët.

Duke mos pasur bylmet apo vezë në përbërje këto biskota kanë jetëgjatësi rreth 3 javë, por duke qënë se janë shumë të shijshme e dyshoj që do ju rrojnë aq gjatë 😂.

 

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading