Nda recetën tënde me mua
Përshëndetje,
Këtu është hapësira jote për të përcjellë tek faqja ime një copëz të traditës tënde.
Tek kuadrati “Post Content”, të lutem shkruaj recetën në formatin e mëposhtëm (kopjo formatin dhe ndrysho përmbajtjen). Nëse dëshiron, mund të ndash edhe historinë e recetës apo nëse ke ndonjë kujtim të bukur në lidhje me të, mos u kurse!
Formati tip i recetës 👇👇

Fotot (opsionale)
Përbërësit:
🔹 3 kupa oriz
🔹 6 kupa lëng mishi
🔹 50g gjalpë
🔹 Kripë
Mënyra e gatimit;
1. Si fillim, orizi që unë kam përdorur këtu është oriz kokërr vogël, fiks për pilaf. E shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm disa herë (5-6 herë) deri sa uji i orizit të dalë i pastër dhe e kullojmë mirë.
2. Ndezim gatuesen e orizit duke shtypur butonin për poshtë dhe të ndizet drita e kuqe.
3. Shtojmë gjalpin dhe orizin e kulluar.
4. E kaurdisim disa minuta duke përdorur lugën plastike që ka vetë rice-cooker në paketim.
5. Shtojmë lëngun e mishit, rregullojmë me kripë dhe i vendosim kapakun.
6. Gatuesja e orizit do stakohet vetë kur pilafi ta ketë thithur lëngun. Pasi pajisja është stakuar, do ta lëmë të pushojë pilafin për gati 10 minuta. mos kini merak se nuk ftohet pasi pajisja kur stakohet e kalon në opsionin e mbajtjes në të ngrohtë. Pra nuk fiket tërësisht.
7. E shkriftojmë me pirun dhe e shijojmë.
8. Nëse nuk e konsumojmë të gjithin, kur ta ringrohim, shtojmë vetëm gjysmë filxhani lëng apo ujë dhe ndezim pajisjen e cila do ta ngrohë si duhet.
Të falenderoj që je pjesë e faqes sime.
Me përzemërsi,
Nevila
Çdo recetë shqyrtohet me kujdes dhe nuk publikohet automatikisht. Ato redaktohen nga autori i këtij blogu dhe publikohen pasi janë përshtatur sipas formatit të kësaj faqeje.