Hyrje
E kisha harruar fare që kisha hapur 1 blog që në Dhjetor 2015 (si për gallatë e për më tepër ishte pa pagesë). Në fakt na lindi si ide mes kolegesh por që angazhimet e ditës na detyruan ta lemë mënjanë, e ja kështu kaloi 1 vit (e ca). Një ditë të diele, kur isha duke pastruar dhe inventarizuar raftin e erëzave të mia (që kot për kuriozitet kisha 56 lloje të ndryshme), vendosa të rimarr kontrollin e faqes dhe filloj të hedh ndonjë recetë nga krijimet e mia apo të huazuara nga interneti, pra më tepër si një ditar elektronik.Ama përpara se të filloj me recetat, dua të listoj mjetet e punës të cilat më ndihmojnë mua gjatë gatimit dhe që mendoj se janë të domosdoshme:
- Peshore elektronike (nuk mendoja që e kisha kaq të domosdoshme deri sa mu prish 😢)
- Lugët dhe kupat matëse (plastike ose metalike) gjenden pothuaj në çdo dyqan që tregton enë apo aksesorë kuzhine apo internet. Ato janë në masat:
Kupat Lugët
-1 cup (kupë) – 1 Tbsp (tablespoon ose lugë gjelle)
-1/2 cup (kupë) – 1/2 Tbsp (tablespoon ose lugë gjelle)
-1/3 cup (kupë) – 1 tsp (teaspoon ose lugë çaji)
-1/4 cup (kupë) – 1/2 tsp (teaspoon ose lugë çaji)
-1/8 cup (kupë) -1/4 tsp (teaspoon ose lugë çaji)
- Mikser (mikser dore apo profesional, të dyja bëjnë punë)
- Spatula & furçe silikoni, rrahëse vezësh (jo-elektrike)
- Tavë për minikek (cupcakes) etj…
Të nevojshme por jo të domosdoshme:
- Qese pastiçerie
- Koka dekoruese (për pastiçeri)
- Ngjyrues ushqimorë
- Letra për tavën e mini-kekëve
- Spray antingjitës
Përkujdesja për blogun (që në vijim do ta quaj ditar se kështu më duket më i përshtatshëm) kërkon shumë shumë angazhim dhe kohë, midis punës, familjes, lëvizjeve jashtë Tirane , uroj që t’ia dal mbanë.
Kështu që lexohemi në ditët në vijim