Çfarë na tërheq në një artikull të bukur?

Çfarë na tërheq në një artikull të bukur? Pak a shumë kjo ishte pyetja që i drejtova ndjekësve të mi para disa ditësh në Instagram. Edhe pse në këtë postimin këtu thashë që ne përtojmë të lexojmë, në fakt nuk është tërësisht kështu.

Një artikull, (jo nga ata që kanë titull bombastik dhe përmbajtjen e kanë skandaloze), që përmban diçka vërtet me vlerë, mund të konsiderohet një artikull i bukur. Por vërtet, çfarë është diçka me vlerë? Në kohët e sotme, edhe në Shqipëri është kthyer vëmendja tek shëndeti. Gati 90% e përgjigjeve lidhej me jetesën e shëndetshme.

Pra me artikuj që trajtonin temë Si të përfitojmë maksimumin nga ushqimi, çfarë na bën dëm, për shëndetin fizik dhe atë emocional, historitë lidhur me ushqimin, benefitet dhe të shijuarit e ushqimit të shëndetshëm, etj…

Po, edhe mua më duken shumë interesantë të tillë artikuj, por siç e kam thënë dhe më parë, ka një mori informacioni online, sa i saktë do mund të jetë ai???

Mua më tërheqin ato lloj artikujsh të cilat përputhen me fazën e jetës në të cilën po jeton.

  • Pra, nëse ke fëmijë të vegjël, preferon artikuj që ndihmojnë në rritjen dhe ushqyerjen e mirë të tyre.
  • Nëse ke fëmijë pak më të mëdhenj, dëshiron të dish si t’i rrisësh mirë, apo të përballosh adoleshencën etj..
  • Unë jam në fazën e dy fëmijëve të mëdhenj, njëri në prag universiteti dhe tjetra në prag gjimnazi. Dhe pikërisht për këtë po lexoj tani.
    • Sa jemi në gjendje ti lëmë fëmijët të pavarur?
    • A do mund të jenë ata realisht të pavarur nga ne dhe gati të përballojnë jetesën?

Si mund të veprojmë ti nxisim fëmijët tanë të jenë të zotët e vetes?

Pikërisht për këtë do ju flas rradhën tjetër, por pak më shumë në fokusin e ushqyerjes :-).

Deri atëhere, do të doja të lexoja nga ju se çfarë ju shqetëson më shumë në fazën tuaj aktuale të jetës.

PS: ke seksionin e komenteve pak më poshtë 👇👇👇, don’t be shy 😍

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading