A ju hahet një Strudel me petë sfoljatë dhe mollë? Ju duhet vetëm një petë sfoljatë, pure molle e pak arra. Kaq pak përbërës ju duhen përë të bërë një ëmbëlsirë të thjeshtë e të shpejtë.
Unë mbaj shpesh në ngrirje petë sfoljatë. Gjithmonë mendoj, më mirë ta kem një se nuk i dihet. Ka ditë që të hahet diçka e ëmbël, e me një sfoljatë mund ta bësh. Mund ta përgatisni dhe vetë petën sfoljatë me këtë recetë nëse doni apo keni kohë.
Unë kam provuar shumë varietet petash por kjo sfoljatë e @mamasbakeit (not sponsored) më ka qëlluar të jetë më e mira. Mund ta përdorni si për të kripura ashtu dhe për të ëmbla.
Receta autentike austriake nuk përdor sfoljatë për strudelin e shyqyr që nuk kam ndjekës austriakë se do më vrisnin 😂. Megjithatë ne nuk na ngel hatri të shijojmë një Strudel me petë sfoljatë dhe mollë me pete sfoljatë.
Ok, boll me fjale, po ju lë të lexoni recetën.
Strudel me petë sfoljatë dhe mollë
Përbërësit
- 🔹️ 1 petë sfoljatë
- 🔹️ pure molle jeshile
- 🔹️ 50g arra
- 🔹️ kanellë e sheqer pluhur
- Për purenë e mollës
- 🔹️ 2 mollë jeshile
- 🔹️ 2 lugë sheqer
- 🔹️ 1 filxhan kafeje ujë
Instructions
- Pureja e mollës bëhet kollaj. Pastrojmë nga farat mollët dhe i presim në kuba (bashkë me lëkurë mollët). I hedhim në një tenxhere bashkë me ujin dhe i vëmë të zihen. Kur mollët janë zier, pas gati 7 minutash, i bëjmë pure me blenderin e dorës. Shtojmë sheqerin dhe i trazojmë deri masa trashet. Purenë e përgatisni dhe përpara e mbajeni në frigorifer.
- Tani për sfoljatën. Marrim petën dhe e shtojmë në një tavë me letër kuzhine. Ndezim furrën në 220°.
- Lyejmë të gjithë petën me purenë e mollës dhe shtrojmë arrat sipër. Spërkasim dhe pak me kanellë.
- Palosim për së gjati të dy anët e petës deri sa puthiten me njëra tjetrën në mes.
- E pjekim sfoljatën në furrën e ngrohur për gati 20 minuta. Kujdes, vendoseni tavën në raftin më të poshtëm.
- Pasi sfoljata është pjekur, e nxjerrim dhe e pudrosim me sheqer pluhur dhe kanellë.
Leave a Reply