Nuk mund ta besoj që se kisha nxjerrë ende, por më në fund kjo është Receta ideale për pjekjen e gjelit të detit.
Në postimin e mëparshëm ju kam treguar se si të marinoni gjelin e detit para se ta piqni. Tani që po afrojnë festat e fundvitit, mund të përgatiteni që të gatuani një gjel deti të shijshëm për të ftuarit tuaj. Unë për këtë recetë përdora gjelin e firmës @drizacompany dhe besoj se edhe nga fotot duket që doli yll.
Mendojmë të gjithë në fakt se nuk është e vë vështirë të pjekësh një gjel deti, po besomëni, është. Herën e parë nuk e poqa tamam, herën e dytë e thava fare se e tejpoqa. Megjithatë, pas shumë eksperiencash ia dola dhe kjo është Receta ideale për pjekjen e gjelit të detit pa modesti fare.
Nëse doni të parapërgatiteni që darkën e fundvitit ta përgatisni në kohë, atëherë bazohuni në këtë skedul:
DY DITË PARA:
️ Marinoni gjelin e detit sipas metodës që ju kam shpjeguar këtu.
NJË DITË PARA:
️ Përgatisni të gjitha mezet e ftohta që doni të shtroni në tryezë dhe paketojini mirë për në frigorifer.
DITËN E NDËRRIMIT TË VITEVE
Epo, në ditën e ndërrimit të viteve, çohuni herët dhe bëhuni gati për luftë. Hahahah, bëj shaka, ndiqni udhëzimet më poshtë për pjekjen e gjelit të detit. E rëndësishme është gjithashtu të shënoni në një letër se çfarë do servirni atë ditë, pasi shpesh harrohen kollaj. Në shtëpinë tonë gjeli shoqërohet me përshesh, por jo pak herë bëjmë dje pilaf apo patate rosto. Ndaj mbani shënime dhe zbatojini ato që keni shkruar .
Receta ideale për pjekjen e gjelit të detit

Përbërësit
️Gjel deti rreth 5kg
️100g gjalpë
️1 lugë gjelle kripë
️ 6-8 gota ujë (këto duhen per tia hedhur tavës në mënyrë që të marrim pak lëng dhe tava mos digjet nga yndyra e gjelit)
Instructions
- Në mëngjes, filloni pjekjen e gjelit. Normalisht do mbani në konsideratë që pjekja bëhet sipas peshës, pra çdo 500g gjel do 30 minuta (një gjel 5kg do rreth 5 orë pjekje në 180°). Lani patatet e vogla nëse do e shoqëroni me patate, ose thërrmoni kulaçin nëse do bëni përshesh
- Për pjekjen e gjelit unë ngelem tek e thjeshta. Uji i marinimit me erëza i ka dhënë një aromë gjelit, ndaj unë i vendos vetëm disa copëza gjalpi përsipër dhe e kripos mirë gjelin nga të gjitha anët.
- Krahët e gjelit ia fus mbrapa kurrizit si në foto që mos të na digjen.
- E sistemoj mbi një zgarë dhe më pas e vendos mbi tepsi të cilës i hedh 3 gota ujë. Nëse gjatë pjekjes uji avullon, shtoni nga një gotë herë pas here.
- Ky hap bën që gjeli mos thahet ama dhe tava mos digjet, plus, krijohet më shumë lëng gjatë pjekjes.
- E pjekim gjelin sipas rregullit që ju shkrova më lart.
- Personalisht, gjelin e kthej vetëm 1 herë afër fundit që kurrizi të marrë ngjyrë.
Gëzuar dhe kalofshi një Krishtlindje të bardhë






Leave a Reply