Kjo është receta për kaush akulloreje që kam provuar për herë të parë dhe më pëlqeu shumë fare. Ama ka një kleçkë pasi ju duhet tostiera e duhur për këtë.
Kjo është tostiera e 3 që ndërroj dhe më duket se është e vërtetaaaa. E bleva kryesisht për pllakat e waffle se i kishte rrumbullake dhe të thella si ato të lokaleve. E di që do më pyesni dhe ju them se e bleva online dhe kishte dhe 2 pllaka të tjera, një për kaush akulloresh dhe një për mini donuts.
Meqë s’kisha bërë asnjëherë kështu kaushash, recetën e mora online po se mbaj mend burimin tani që ta përmend. Mgjt po e postoj të përkthyer.
Receta për kaush akulloreje
Përbërësit
- 🔹️ 3 të bardha vezësh (85g)
- 🔹️ 50g sheqer i bardhë
- 🔹️ 35g sheqer kaf nga ai që është si i njomë, jo kokërrmadh
- 🔹️ 28g mjaltë
- 🔹️ 7g pije alkolike si rum apo whiskey ose ujë nëse nuk keni
- 🔹️ 28g vaj luledielli
- 🔹️85g miell
- 🔹️ ¼ lugë çaji sodë buke
- 🔹️ pak kripë
Instructions
- Ì trazojmë shumë po shumë mirë të gjithë përbërësit. Unë i peshova me rradhë të gjithë ke i njëjti tas (pra njëri pas tjetrit).
- E lëmë patjetër brumin të pushojë 10 minuta. Ndërkohë dhe tosteri nxehet sa duhet.
- Pas 10 minutash, hedhim 1 lugë gjelle jo shumë plot te tostiera dhe e pjekim rreth 1 min ose sa e gjithë peta të marrë ngjyrë lajthi të errët.
- E heqim direkt nga tostiera dhe e vendosim mbi një tas të vogël dhe sipër e shtypim me një tas të njëjtë që të krijohet forma. E lëmë ashtu rreth 1 minutë dhe e heqim. Jo më shumë se peta ngjitet te tasi.
- E kështu vijojmë me gjithë brumin. Më pas ruajini të mbyllura mirë diku se lagështira i zbut.
Leave a Reply