Sepie në zgarë? Pse jo 😊 Sa herë që blinim sepiet, gjithmonë dështoja me sukses. Unës gjithmonë I jepja një valë dhe më pas mundohesha ti bëja friturë.
Ama, asnjeherë nuk më dilnin të mira. Edhe kur I bëja sallatë, më dilnin si copëza llastiku pa shije deri sa erdhi një moment hoqa dorë.
Një ditë, duke parë kanalin tim të preferujar pashë menyurën se si I bënte kallamarët në zgarë Jamie Oliver dhe vendosa ta provoj si metodë për sepiet.
Që nga ai moment e këtej, kjo është e vetmja mënyrë se si unë I gatuaj sepie në zgarë dhe nuk kam ndërmend të ndërroj dorë.
Salca e marinimit, është e njëjta që përdor edhe për karkalecat krudo, recetën e të cilave e gjeni këtu.
Sepie në zgarë
Përbërësit
- 🔹️ 4 sepie (pa këmbët)
- 🔹️ 5 lugë gjelle vaj ulliri shumë cilësor
- 🔹️ 1 lugë çaji piper rozë kokërr
- 🔹️ lëngu I ½ limoni
- 🔹️ pak kripë kokërr madhe
- 🔹️ kripë dhe piper I zi sipas dëshirës
- 🔹️ majdanoz I freskët
Instructions
- Marrim kapelat e sepieve dhe në pjesën e brendshme të tyre bëjmë disa prerje në sipërfaqe si në formë bakllavaje. Kujdes mos ushtroni shumë presion me thikën.
- Ngrohim zgarën në zjarfr të fortë dhe sperkasim pak vaj ulliri dhe pak kripë kokërr madhe.
- Vendosim kapelat e sepieve nga ana jo e prerë.
- E lëmë të gatuhet 5 minuta duke ushtruar pak presion mbi të.
- I kthejmë nga ana e prerë dhe I gatuajmë edhe për 5 minuta të tjera.
- I heqim dhe I sistemojmë në pjatën e servirjes.
- Vijojmë gatimin e të gjitha sepieve dhe pasi ti kemi sistemuar në pjatën e servirjes përgatisim marinadën.
- Vajin e ullirit e hedhim në një kavanoz ku shtojmë kripën dhe limonin.
- E mbyllim kavanozin dhe e tundim deri sa të formohet një salcë paksa e trashë.
- Para servirjes, hedhim disa lugë sipër sepieve, pak piper rozë dhe pak majdanoz të grirë
Fjorinda Baholli
26 Mars, 2021 at 9:20 amTi je kaq origjinale ne cdo gje tenden, Faleminderit qe i ndan me ne idete e tua. Jane shume te vlefshme ne te perditshmen tone.
Bake My Day Happy
26 Mars, 2021 at 9:23 amFaleminderit 🥰