Doni një ide për Kek me kos kokosi me mjedër?
Le ta pranojmë, keku gjithmonë na sjell kënaqësi e ëmbëlsi, kështu që po jua nxjerr edhe këtë recetë që shpika para disa kohësh por që për fat doli me sukses.
Për këtë kek pëdora një kos kokosi me mjedër që e gjeta me ofertë.
Megjithatë, çdo kos tjetër frutash është zëvëndësues perfekt.
Kek me kos kokosi me mjedër
Persons
10
Serving Size
1 fete
Prep Time
10 minutes
Cook Time
50 minutes
Total Time
1 hour

Notes
Nëse nuk gjeni kos kokosi me mjedër, mund të pèrdorni kos frutash të çfarëdoshëm.
Përbërësit
️ 2 vezë
️120g sheqer
️ 300g kos kokosi me mjedër*
️ 120ml vaj
️ 1 l kafe kripë
️1 kupë (200g) miell
️ 1 kupë (120g) himë gruri që e blej ke Rossmann
️ lëkura e dy portokalleve
️ 1 paketë pluhur pjekës
️ 1 kupë rrush i thatë i zi
Instructions
- Ngrohim furrën në 180°C.
- Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë kosin, vajin, dhe gjithë përbërësit e tjerë.
- Lyejmë një tavë me spray jo-ngjitës dhe hedhim brumin.
- E pjekim rreth 50minuta ose deri sa maja e thikës të dalë e thatë
© 2025 Bake My Day Happy 2016-2025
Leave a Reply