Biskota të kripura me arra & fara epo jo tamam arra po e përdora se bënte rimë. Në fakt receta të cilën e kam marrë nga @mynewroots i referohej bukës, unë thjesht e preva në feta, i theka dhe voila i quajta biskota. Është një recetë relativisht e vështirë por ia vlen ta provoni 1 herë. Është #glutenfree për ata që vuajnë nga celiakia ky është 1 zevendesues i bukës deri diku. Përbërësi më i rëndësishëm në fakt është #psylliumhusk, të cilin mesa di unë ka patur tek @neranxi_organicmarket. Është fibër e plotë e cila thith shumë ujë dhe mban të lidhur bukën.
Biskota të kripura me arra dhe fara
Persons
4
Serving Size
1 fete
Prep Time
10 minutes
Cook Time
25 minutes
Total Time
35 minutes
Përbërësit
- 🔹️ 145g tërshërë petë
- 🔹️ 65g bajame të papjekura
- 🔹️ 145g fara luledielli
- 🔹️ 90g fara lini
- 🔹️ 2 l gjelle fara chia
- 🔹️ 2 l gjelle psillium husk
- 🔹️ 1 l kafe kripë
- 🔹️ 350ml ujë i ngrohtë
- 🔹️ 2 l gjelle vaj ulliri
Instructions
- I trazojmë gjithë the thatat në 1 tas dhe shtojmë ujin e ngrohtë dhe vajin.
- E trazojmë mirë dhe e hedhim në 1 formë buke që e kemi lyer më parë me vaj.
- E shtrojmë dhe e ngjeshim mirë. E lëmë të pushojë minimumi 2 orë aty mbi banak ose gjatë natës si në rastin tim.
- Ngrohim furrën në 180°C. E pjekim bukën për 30 min dhe më pas e heqim nga forma dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pasi është ftohur, e presim në feta me thikë shumë të mprehtë dhe fetat i pjekim në furrë për 5 min. Kujdes se digjet shpejt.
© 2024 Bake My Day Happy 2016-2024
Leave a Reply