Tortë me çokollatë dhe fruta pylli? No problem ☺.
Në fakt edhe pse kam gatuar shumë torta siç mund ta keni parë edhe në Instagram, nuk kisha hedhur asnjë këtu në faqe. E mira do ishte që ta kisha postuar me video, por këtu jemi, mbase një ditë të ardhme.
Sot në treg mund të gjesh tortat tradicionale, ato me petë (që unë vdes dhe nëse jeni si unë shkoni merreni tek Dingu te rr “Hoxha Tahsin” se nuk do zhgënjeheni), me krem ose entremet si i themi ne të fushës gjoja, me pastë sheqeri, torta me krem të gatshëm, nga ato hidh-ujë-e rrihe-se- bazën-e-ke-gati, ose Pastiçeri konservash do thoshte Bonvivant etj…
Nëse do shikoni nëpër internet, kjo moda e tortave me dekor kërkon baza të trasha keku dhe një krem me bazë gjalpi e sheqeri (goxha i velshëm) që të balancohet me kekun. Një stil i tillë nuk para shihet në pastiçeritë tona, ndaj ndodh që kush më ka kërkuar mua ti bëj një tortë, ka qënë ndryshe nga tortat klasike, por fatmirësisht deri më sot, përveç një, nuk kam patur reçensa negative (Yay for me)
Ok tani, se e di që s’para i keni qejf leximet (edhe pse keni një buton në fillim që thotë shko tek receta), po kaloj tek pjesa e gatimit të tortës.
[lt_recipe name=”Tortë me çokollatë dhe fruta pylli” prep_time=”30M” cook_time=”1H” total_time=”1H50M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/11/IMG_20191123_134035_129-533×1024.jpg” ingredients=”Për brumin:;• 4 vezë;• 150g sheqer;• 75g miell;• 75g niseshte;• Vanilje;Për shtresën me fruta pylli:;• 120g fruta pylli të ngrira;• 2 lugë gjelle sheqer;Për kremin e çokollatës:;• 250g gjalpë në temperaturë ambjenti;• 45g kakao;• 250g sheqer pluhur;• 2-3 lugë gjelle qumësht;” ]Ndezim furrën në 160gradë Celcius; Në enën e një mikseri ose enë të madhe qelqi, rrahim vezët, sheqerin dhe vaniljen për 20minuta deri sa të katërfishojnë volumin; Në një enë qelqi sitni disa herë miellin me niseshten dhe bashkojeni me vezët. Trazojini me spatula silikoni që mos prishni volumin e vezëve.; Lyeni dy tava me diametër 20cm me gjalpë dhe miell dhe ndani brumin në mënyrë të barabartë; Piqini në furrë pa e hapur derën e furrës për një orë; Merrni frutat e ngrira dhe vendosini në një tenxhere të vogël. Shtoni sheqerin dhe gatuajini në zjarr të ulët sa të bashkohen mirë. Bluajini me një mixer dore sa të bëhen pure dhe lërini mënjanë; Tani përgatisim kremin e çokollatës. Sitni mirë kakaon dhe rriheni me gjalpin e butë duke përdorur mikserin si fillim në minimum e më pas duke e rritur gradualisht. Rrihini mirë dhe shtoni sheqerin pluhur. Vazhdoni ti rrihni me mikser dhe shtoni edhe qumështin duke trazuar deri sa masa të bëhet kremoze; Kur keku të jetë pjekur, hiqeni nga tava dhe lëreni të ftohet plotësisht. Për të bërë tortën, merrni një bazë kartoni dhe sistemoni njërën bazë keku. Hidhni kremin e çokollatës në një qese pastiçerie dhe bëni një shtresë kremi vetëm në pjesën e jashtme të kekut, si formë unaze. Më pas në mes hidhni disa lugë me pure të frutave të pyllit dhe mbushni hapësirën në mes. Unaza e kremit të çokollatës bën të mundur që pureja mos dalë jashtë kekut. Sipër puresë bëni një shtresë të trashë me krem çokollatë dhe nivelojeni me një thikë pa dhëmbëza; Sipër vendosni kekun e dytë duke e sistemuar kokëposhtë, pra baza e kekut të jetë sipër, kjo na siguron një shtresë të drejtë të tortës; Mbulojeni tërësisht tortën me krem çokollate si lart ashtu edhe anash. Me një thikë jepini formë të njëtrajtshme kremit dhe zbukurojeni si të dëshironi, psh me ndonjë luleshtrydhe.[/lt_recipe]
Leave a Reply