Dita e trembëdhjetë & katërmbëdhjetë e Whole30

Nuk më besohet ende që po i afrohem mesit të muajit të rregjimit, që do të thotë “mezi po pres ta mbaroj dmth”

Deri më tani gjerat pozitive janë:

  1. Vullnet I fortë për t’i rezistuar tundimeve
  2. Reduktim I sasive të ushqimit (gjë që më bën gati për të nisur dietën e dobësimit hihihi)
  3. Nuk ndiej fryrje, sidomos të duarve në mëngjes
  4. Dhimbja e kokës deri më tani (përveç kësaj ditës këtu) nuk më ka shqetësuar.

Gjërat negative deri më tani:

  1. Kam vështirësi të sajoj mëngjeset dhe kam mbetur midis vezës së zier dhe avocados
  2. Nuk kam respektuar oraret që I kisha vendosur vetes sepse kam qënë shumë e zënë me angazhime të tjera (për momentin surprizë)

Për t’ju rikthyer ditës së trembëdhjetë, vaktet e mia ishin si më poshtë:

Mëngjesi: 1 smoothie me oshafka (kumbulla të thata) dhe një vezë e zier me pak kripë dhe rigon. Zieva një dorë kumbullash të thata dhe në mëngjes I kalova në blender. Më shijoi në fakt, nuk e prisja.

Dreka: Bëra një sallatë me ton dhe avocado të mbushur me ullinj, ton, sallatë jeshile dhe limon. Për frut mora një portokall.

Darka: Bëra një supë me perime e lëng mishi. Gjithashtu bëra një sallatë me lakra brukseli e patate të ëmbla të pjekura në furrë dhe një salçiçe të pjekur.

Dita e katërmbëdhjetë:

Sot ishte Dita e Verës dhe në Tiranë vetëm Ditë Vere që nuk ishte. Ishte një ditë me shi, e ftohtë dhe e zymtë. Unë edhe pse pushim u zgjova shumë herët pasi kisha punë (edhe kjo sekret, do jua tregoj më vonë).

Për mëngjes mora vetëm një banane.

Drekën e konsumuam jashtë, pra nuk gatova, epo edhe pse me shi do ta festonim sot, apo jo. Unë mora një bërxollë zgare, sallatë fshati (pa djathë), patate furre dhe në fund fruta. Jo keq.

Për darkë nuk më hahej asgjë duke qënë se drekën e hëngrëm vonë, ndaj u ula të shkruaja disa rreshta këtu në blog.

PS: Duhet të kisha bërë ballokume sot, por meqë nuk I ha dot vetë dhe e sigurt që do tundohesha tej mase, nuk I bëra, mbase vitin tjetër tani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading