Siç e kam përmendur këtu, disa ditë më parë bleva plot nespulla që më dolën shumica të tharta dhe nuk mund të haheshin. Meqe kanë tendencën të nxihen shpejt, mendova ti bëja reçel, pse jo. I ndava në gjysëm, u hoqa farat dhe më pas mu deshën vetëm 35 minuta për këtë reçel fantastik dhe jo shumë të zakonshëm.
Mua nuk më pëlqen shumë reçeli I ëmbël ndaj formula ime është 1 pjesë fruta dhe ½ pjesë sheqer, kështu edhe kësaj rradhe përdora të njëjtën edhe pse nespullat ishin të tharta. Në fakt u habita që reçeli doli shumë I ëmbël ndaj ju sugjeroj që mos të përdorni më shumë sheqer se masa e dhënë kur ta përgatisni.
[lt_recipe name=”Një reçel jo shumë tradicional I bërë me nespulla” servings=”500ml” prep_time=”15M” cook_time=”35M” total_time=”50M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/recel-nespulle-4.jpg” ingredients=”• 1 kg nespulla;• 0.5kg sheqer;• Lëngu i ½ limoni;” ]Vendosni nespullat e pastruara dhe copëtuara në një tenxhere sëbashku me sheqerin.Vereni të vlojë në zjarr mesatar për gati 30-35 minuta; Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, fikni zjarrin dhe ndajeni reçelin në dy kavanoza të sterilizuar sa është ende I nxehtë;Vendosni kavanozat kokë poshtë dhe gjatë ftohjes do krijojnë vakum gjë që siguron jetëgjatësinë e reçelit; Shërbejeni sipër një akulloreje apo thjesht mbi një fetë bukë të thekur me pak gjalpë për një mëngjes super të shijshëm;[/lt_recipe]
Leave a Reply