Ndodh ndonjëherë që në shtëpi nuk kam mjaftueshëm përbërës për të gatuar një drekë të mirëfilltë, zakonisht afër fundit të muajit, kur afron data e pazareve 😂.
Megjithatë, me pak fantazi dhe pak përbërës kyç të dielën arrita të sajoj një drekë të shpejtë dhe shumë të shijshme.
Në dollapin e ushqimeve unë gjithmonë mbaj nga një kanoçe me fasule të zeza, të kuqe dhe ndonjë kanoçe me qiqra. Këto i mbaj për ti patur për kollaj kur dua të bëj ndonjë sallatë të ftohtë. Fatmirësisht, këto kanoçe i kisha ende në dollap, pashë që kisha pak pançetë (beikon) dhe pak djathë për pica. Mu dukën përbërës idealë për të mbushur ca patate të mëdha.
[lt_recipe name=”Patate të mbushura me fasule dhe pançetë” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”1H” total_time=”1H 5M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2017/08/patate-e-mbushur.jpg” ingredients=”• 4 patate të mëdha;• 1 kanoçe me fasule të zeza;• 2 kupë me djathë për pica (të grirë);• 10 shirita pançetë;• 1 lugë gjëlle nga yndyra e pançetës.;• Opsionale: kastraveca turshi ose speca pikantë turshi;• Kripë, piper sipas dëshirës;• Salca të ndryshme për ti shoqëruar (mustardë, majonezë, salcë ranch etj…);” ]Ngrohni furrën në 250°C;Lani mirë patatet që mos ketë asnjë mbetje dheu në lëkurë. Shpojini me pirun nga të gjitha anët dhe mbështillini me letër alumini;Futini në furrë të parangrohur dhe lerini të piqen për gati 1 orë ose deri sa të jenë zbutur tërësisht;Në një tepsi të vogël shtroni shiritat e pançetës dhe futini të piqen deri sa të bëhen kërce. (Këshillë: mos e hidhni vajin e pançetës, thjesht mblidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Do na duhet për gatime të tjera më vonë);Ndërkohë që patatet piqen, kulloni fasulet e zeza dhe prisni në feta kastravecin turshi ( nëse nuk do përdorni specin djegës);Pas 1 ore (ose kur patatet të jenë zbutur totalisht), hiqni patatet nga furra dhe ndajini në gjysëm për së gjati. Me ndihmën e një luge gjelle gërryeni patatet duke lënë rreth 1 cm tul perreth lëkurës. Tulin e patates hidheni në një tas të thellë;Në tasin e patates shtoni pak kripë, pipër, fasulet e zeza dhe yndyrën e pançetës. Trazojini mirë me pirun;Filloni mbushjen e patates duke hedhur nga dy lugë gjelle mbushje në çdo patate;Sipër çdo patateje hidhni disa copëza pançete dhe djathë pice (ndajeni djathin dhe pançetën në mënyrë të barabartë për çdo patate);Sistemojini në një tavë pjekjeje dhe rifutini në furrë për 10 minuta të tjera deri sa djathi të shkrijë.[/lt_recipe]
Ana
8 Gusht, 2017 at 10:12 pmHmmm interesante, duhet provuar.
Bake My Day Happy
8 Gusht, 2017 at 8:36 pmFaleminderit Ana, pres dhe foto unë 😊