Rreth meje

Unë quhem Nevila dhe pasioni im është gatimi, them pasion pasi profesioni im nuk ka lidhje me gatimin. Në këtë ditar elektronik do të gjeni recetat e preferuara të familjes time ( dy fëmijëve të mi të mrekullueshëm dhe bashkëshortit tim të cilët janë kritikët më të fortë të kuzhinës time). Kuzhinat  tona të preferuara janë ajo meksikane dhe ajo kineze ( e di, çik pa lidhje fare 🙂 ) ndaj në këtë ditar do të gjeni shumë prej tyre.  Uroj që midis postimeve të gjeni shijet tuaja.

 

Faleminderit!