Receta ime e shpejtë e gjalpit të kikirikut

Receta ime e shpejtë e gjalpit të kikirikut

Pak ditë më parë kam postuar një përditësim të shpejtë në faqen time në Facebook, ku ju informoja për rubrikën time të re mbi ushqimin për tu marrë me vete në shkollë. Duke filluar që me postimin e sotëm, po ndaj me ju recetën time të gjalpit të kikirikut, një recetë fare bazike.

Zakonisht, gjalpi i kikirikut bëhet nga kikirikët e pjekur ende me lëvozhgë dhe me mjaltë. Kësaj rradhe doja të provoja një version më të thjeshtë, duke përdorur kikirikë të qëruar që shiten gati për tu ngrënë. Jam e lumtur që e tentova pasi produkti përfundimtar rezultoi i shijshëm dhe ishte gati për pak minuta. Për më tepër, më shpëtoi nga një rrëmujë e madhe prej qërimit të kikirikëve.

Pjesa më e mirë e të bërit vetë të gjalpit të kikirikut apo ndonjë të çdo lloj arre tjetër, përveç të qenit më i shëndetshëm, është se sasia e përftuar është e njëjtë me sasinë e kikirikëve të përdorur. Plus, ju mund të shtoni ndonjë përbërës tjetër për të përmirësuar shijen, të tilla si çokollatë, kanellë etj.

Unë kam vetëm një këshillë këtu: Nëse doni të bëni një gjalpë të shijshëm kikiriku, ju duhet të kini kujdes të zgjidhni kikirikë me cilësi shumë të mirë.

Për tu kthyer tek receta tani, unë jam duke përgatitur një sasi të mirë gjalpi për ta përdorur në receta të ndryshme për fëmijët e mi.

PËRBËRËSIT:

  • 2 kupa kikirikë të pjekur e të qëruar.
  • 1 lugë gjelle mjaltë

 

  1. Hidhni kikirikët në mikserin e pajisur me thikë metalike. Shtoni mjaltin dhe ndizni mikserin në shpejtësi maksimale.
  2. Miksoni deri sa masa të jetë kremoze, thuajse 10 minuta.
  3. Nëse ju pëlqen gjalpi krokant, hiqni mënjanë ¼ kupë të cilët do ta shtoni në 5 minutat e fundit.
  4. Unë i kam bërë të dy versionet, edhe kremoz dhe krokant e të them të drejtën, versioni krokant është pëlqyer më shumë prej fëmijëve të mi.

Në galerinë e fotove mëposhtë do të gjeni gjalpin e kikirikut hap pas hapi.

Ju bëftë mirë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


Këtë e pëlqejnë %d blogues: