Krahë pule me salca shoqëruese

Fëmijët e mi lenë kokën për krahë pule. Do ti hanin përditë nëse do ti pyesje. Herën e parë që I bëra vetë në shtëpi, I skuqa në një tigan me shumë vaj. Meqënëse të skuqurat nuk janë të shëndetshme, vendosa që herën pasardhëse ti bëja të pjekura në furrë. Rezultati? Thjesht perfekte, kërce dhe plot shije.  Që nga ai moment krahët e pulës në shtëpinë tonë bëhen gjithmonë në furrë, plus që kuzhina nuk bëhet dhe aq pis (ushqimet e skuqura në tigan bëjnë një rrëmujë të tmerrshme në kuzhinë!!)

Këtë të dielë vendosëm të gatuanim krahë pule dhe I shoqëruam me disa salca, ku njëra prej tyre është e preferuara jonë. Salca ranch (renç) është një ndër salcat që ne e përdorim për të shoqëruar thuajse çdo gjë, krahët e pulës, qofte, patate, peshk etj…

Sekreti për krahë pule të pjekura mirë, pra kërce, është pikërisht tharja mirë me picetë para pjekjes. Çdo pikë uji e mbetur aty gjatë pjekjes kthehet në avull dhe ky është armiku numër një pasi në vend që të na skuqen, krahët e pulës dalin si të ziera.

Sasia: 4 persona

Koha totale: 45 minuta

PËRBËRËSIT:

Për krahët e pulës:

  • 1 kg krahë pule ( 250 gr për çdo person)
  • Kripë dhe piper të kuq
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Salcë Ranch  (receta më poshtë)
  • Sriracha (salcë pikante)
  • Mustardë dhe ketchup sipas dëshirës

 

  1. Ngrohni furrën në  250°C
  2. Gjysëm ore para pjekjes, thani mirë krahët e pulës dhe vendosini në një tepsi të veshur me letër pjekjeje.
  3. Kriposni dhe piperosni krahët e pluës mirë, spërkatsni pak vaj ulliri dhe me duar lyejini mirë nga të dy krahët.
  4. I pjekim në furrë për gati 45 minuta ose deri sat ë marrin një ngjyra kafe në caramel. Në gjysëm të kohës kthejini krahët e pulës që të piqen mirë nga të dy anët.
  5. Pasi të jenë pjekur I heqim nga furra dhe I lemë të ftohen paksa përpara servirjes.

Salca Ranch

  • 200gr krem të athët ( në market e gjeni tek sektori I kosit me emrin Schmand)
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • ½ lugë çaji pluhur hudhre
  • 1 lugë çaji pluhur qepe
  • 2 lugë çaji qepujka të thata (e gjeni tek sektori I erëzave me emrin Erba Cipollina ose Chives)
  • ½ lugë çaji kripë

Kjo salcë mund të përgatitet edhe 1 ose 2 ditë përpara.

  1. Merrni një kavanoz qelqi (0.25 lit.)
  2. Hidhni të tërë përbërësit në të , vendosni kapakun dhe tundeni mirë me të dyja duart.

Nëse dëshironi, mund ti hidhni pak lëng limoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading