Çokollatë Bounty 

Çokollatë Bounty 

Kisha më shumë se një vit që më kish shkuar mendja që të tentoja ta kopjoja çokollatën bounty në shtëpi. Më në fund dje e gjeta guximin dhe e provova. Mund të them me plot gojë që ia dola me sukses. Në këtë recetë përdora për veshje çokollatë me qumësht, por nëse nuk e pëlqeni shumë të ëmbël, do të sygjeroja që të përdorni çokollatë të zezë.

Sasia: 9 çokollata

Koha totale: 10min përgatitja dhe 1 orë ftohja.

PËRBËRËSIT:

  • 200gr arrë  kokosi e thatë
  • 100gr qumësht të kondensuar
  • Pak vanilje
  • 120gr çokollatë (e zezë apo me qumësht)
  1. Në një tas hedhim arrën e kokosit, qumështin dhe vaniljen. I trazojmë mirë me lugë që të bashkohen mirë.
  2. Marrim një lugë gjelle nga brumi dhe me duar të lagura i japim formë drejtkëndore dhe i sistemojmë në një tavë të veshur me letër pjekjeje.
  3. E fusim tavën në ngrirje për rreth 20 minuta që të mpiksen dhe ti kemi gati për ti veshur me çokollatë.
  4. Pasi të kenë kaluar 10 minuta fillojmë të  shkrijmë në banjë mari çokollatën.
  5. E nxjerrim  tavën nga ngrirja dhe me ndihmën e një piruni zhysim brumin e kokosit në çokollatë për ti mbuluar mirë nga të gjitha anët. I ri-sistemojmë në tavë dhe i vendosim të mpiksen në frigorifer (jo në ngrirje)
  6. Pasi të jetë mpiksur veshja e sipërme, çokollatat bounty në kushte shtëpie janë gati.

 

 



Këtë e pëlqejnë %d blogues: