Crème Brulee me patate të ëmbël

Crème Brulee me patate të ëmbël

Patatja e ëmbël kohët e fundit ka marrë shumë emër për shkak të vlerave ushqimore që përmban. Nuk e di pse e quajnë patate kur për nga cilësitë më shumë ngjan me familjen e rrepave & panxharëve, megjithatë unë nuk jam agronome, ndaj do ti marr të mirëqëna infot e marra në internet. Për nga shija, patatja e ëmbël I përngjan më shumë kungullit veçse është më e ëmbël se ky I fundit.  Duke kërkuar në internet receta se si dhe ku mund të perdoret patatja e ëmbël, gjeta recetën e këtij “kremi të djegur” (Crème brulee) I cili për shijet e famijes time, doli I shkëlqyer.

Mund te duket pak I komplikuar por më besoni, që për ndonjë rast te veçantë ia vlen mundimi.

Sasia: 6-8 kupa ( në varësi se sa do I mbushni)

Koha totale: 15min përgatitja, 45 min pjekja dhe minimumi 5 orë ftohje

 

PËRBËRËSIT:

  • 8 të verdha vezësh (të bardhat mund ti bëni mafishe)
  • 1/4 kupë sheqer kaf
  • 1/2 kupë sheqer të bardhë
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 200 ml krem qumështi ( unë përdora sterilgarda)
  • 1 kupë  qumësht të cilin do ta përzieni me kremin e qumështit
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 kupë  patate të ëmbël te zier (ose 2 patate te pjekura të cilat duhen pjekur me gjithë lëkurë)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu

  1. Ngrohim furrën në 170 ºC
  2. Fusim në blender patatet e ziera/pjekura bashkë me 2 lugët e qumështit dhe I bëjmë pure.
  3. Ne tasin e nje mikseri (ose me mikser dore) rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin e bardhë deri sa të  bëhen shkumë dhe në ngjyrë të verdhë të çelët.
  4. Paralelisht, vendosim në një tenxhere të vogël kremin e qumështit, qumështin dhe sheqerin kaf të ngrohen deri sa të shkrijë sheqeri por jo te vlojë kremi.
  5. Purenë e patateve, vaniljen ia shtojmë masës së vezëve dhe duke I trazuar vazhdimisht shtojmë edhe kremin  e qumështit të ngrohtë.
  6. E kalojmë masën në kullesë dhe mbushim 6 forma kremi caramel. I vendosim format me kujdes në një tepsi  të thellë dhe më pas e mbushim këtë të fundit me ujë të nxehtë.wp-image-245936789jpg.jpg
  7. I pjekim ne furrë për 45 min ( pas 10 min të para mbulojini format me letër alumini për të evituar djegien e kremit)
  8. Pasi të jenë pjekur, I lemë të ftohen për minimum 5 orë ose gjithë natën nwse I bëni pasdite siç I bëra unëwp-image-1735807732jpg.jpg

Pëpara se ti servirni ndizni furrën në opsionin grill, spërkatini me sheqer kaf dhe piqini deri sa karameli të shkrijë.



Këtë e pëlqejnë %d blogues: