Pasta sy -sipas variantit tim.

Pasta sy -sipas variantit tim.

Një ndër ëmbëlsirat që kam patur qejf kur kam qenë e vogël (dhe vazhdoj ti kem qejf ende)  kanë qënë pasta sy, ose të paktën kështu ia di emrin unë. Në tentativë e sipër për ti bërë vetë në shtëpi, krijova këtë recetë (them krijova pasi nuk e gjeta gjëkundi në internet dhe kështu vendosa të eci me hamendje).

PËRBËRËSIT:

  • 2 të verdha  vezësh +1 vezë të plotë
  • 1/4 kupë sheqer të bardhë
  • 1/4 kupë mjaltë
  • 2 1/3 kupë miell (1 kupë nga i cili ishte miell që fryhet vetë)
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1/4 kupë vaj luledielli
  • Pak kripë
  • Pak vanilje
  • 1 të verdhë veze për lyerjen e biskotave para pjekjes.

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu

Sasia: 20-25  biskota me madhësi mesatare

Koha totale : 50 min.

  1. Ngrohim furrën në 180 °C.
  2. Në një tas të madh ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat (të cilat mund ti bëjmë mafishe) dhe tek të verdhat shtojmë dhe vezën e plotë. Shtojmë sheqerin dhe i rrahim deri sa të behen shkumë dhe dyfishuar në volum, gati 5 min.
  3. Shtojmë mjaltin, vajin, vaniljen dhe vazhdojmë ti trazojmë dhe për 1 min tjetër.
  4. Vendosim një sitë sipër tasit dhe hedhim miellin, sodën dhe i sitim mirë. Shtojmë dhe kripën. Me ndihmën e një luge druri e trazojmë mirë deri sa gjithë mielli të jetë përzier mirë.
  5. Me ndihmën e një luge gjelle, e mbushim përgjysëm dhe me ndihmën e duarve (pak të njomura me ujë)  i japim formë rrumbullake.
  6. I vendosim në një tavë të veshur mr letër pjekjeje dhe i shtypim në mes. Me ndihmën e furçes së kuzhinës i lyejme me të verdhën e vezëve.
  7. I pjekim në furrë për gati 20-25 min deri sa të marrin ngjyrë kafe të florinjtë.

Opsionale: 6 minuta para përfundimit të pjekjes në mes të biskotës vendosim pak reçel dhe anash reçelit pak nga brumi i mafisheve. Kjo do ti japë më shumë shije biskotave.



Këtë e pëlqejnë %d blogues: