Hyrje

E kisha harruar fare që kisha hapur 1 blog që në Dhjetor 2015 (si për gallatë e për më tepër ishte pa pagesë). Në fakt na lindi si ide mes kolegesh por që angazhimet e ditës na detyruan ta lemë mënjanë, e ja kështu kaloi 1 vit (e ca). Një ditë të diele, kur isha duke pastruar dhe inventarizuar raftin e erëzave të mia (që kot për kuriozitet kisha 56 lloje të ndryshme), vendosa të rimarr kontrollin e faqes dhe filloj të hedh ndonjë recetë  nga krijimet e mia apo të huazuara nga interneti, pra më tepër si një ditar elektronik.Ama përpara se të filloj me recetat, dua të listoj mjetet e punës të cilat më ndihmojnë mua gjatë gatimit dhe që mendoj se janë të domosdoshme:

  • Peshore elektronike (nuk mendoja që e kisha kaq të domosdoshme deri sa mu prish 😢)
  • Lugët dhe kupat matëse (plastike ose metalike) gjenden pothuaj në çdo dyqan që tregton enë apo aksesorë kuzhine apo internet. Ato janë në masat:

Kupat                    Lugët

-1 cup      (kupë)   – 1 Tbsp (tablespoon ose lugë gjelle)

-1/2 cup (kupë)    – 1/2 Tbsp (tablespoon ose lugë gjelle)

-1/3 cup (kupë)     – 1 tsp (teaspoon ose lugë çaji)

-1/4 cup (kupë)     – 1/2 tsp (teaspoon ose lugë çaji)

-1/8 cup (kupë)      -1/4 tsp (teaspoon ose lugë çaji)

img_1964

  • Mikser (mikser dore apo profesional, të dyja bëjnë punë)
  • Spatula & furçe silikoni, rrahëse vezësh (jo-elektrike)
  • Tavë për minikek (cupcakes) etj…

Të nevojshme por jo të domosdoshme:

  • Qese pastiçerie
  • Koka dekoruese (për pastiçeri)
  • Ngjyrues ushqimorë
  • Letra për tavën e mini-kekëve 

Përkujdesja për blogun (që në vijim do ta quaj ditar se kështu më duket më i përshtatshëm) kërkon shumë shumë angazhim dhe kohë, midis punës, familjes, lëvizjeve jashtë Tirane , uroj që t’ia dal mbanë.

Kështu që lexohemi në ditët në vijim 😉

 


Këtë e pëlqejnë %d blogues: